Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: AUV i gjen kompanisë ‘M-Sillosi’ rreth 100 tonë misër me ‘aflatoksinë B1’ – substancë kancerogjene

12/07/2025 - 17:53
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal: AUV i gjen kompanisë ‘M-Sillosi’ rreth 100 tonë misër me ‘aflatoksinë B1’ – substancë kancerogjene
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimit për kompanitë që kanë futur ose tentuar të fusin produkte ushqimore në Kosovë me përbërës të rrezikshëm, Veriu.info ka gjetur se kompanisë “M & Sillosi” Sh.P.K. i janë zbuluar rreth 100 tonë misër të ardhur nga Serbia me aflatoksinë B1 mbi limitin e lejuar, toksinë e cila është kancerogjene.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të datës 04.04.2025, ku thuhet se misri merkantil pas analizave laboratorike ka rezultuar me nivel të aflatoksinës mbi limitin e lejuar. Bazuar në këto analiza inspektori i shërbimit fitosanitar kufitar ka marrë vendim që kjo sasi e misrit të ndalohet për shitje dhe shpërndarje.

Siç shihet në dokumentet e siguruara nga Veriu.info, fjala është për katër kamion përmes të cilëve “M – Sillosi” ka sjellë në Kosovë 98 mij 800 kg misër merkantil të blerë në Krushevac të Serbisë.

Kësaj kompanie AUV i ka kthyer prapa edhe një ngarkesë me misër më 31.05.2025 me të njëjtin arsyetim, por që pas supër-analizës, AUV me 02.07.2025 kishte nxjerrë vendim me të cilin lejohet për shitje dhe shërndarje.

Veriu.info ka kërkuar përgjigje nga “M – Sillosi” më 21 qershor për këto ngarkesa, të prillit dhe majit, që kanë rezultuar me nivel të aflatoksinës mbi limitin e lejuar, por që nuk kemi marrë përgjigje.

Për të njëjtën çështje Veriu.info i ka shkruar edhe kompanisë “Devolli Corporation”, pjesë e së cilës është “M – Sillosi”, ku me 26 qershor kemi marrë një përgjigje të gjatë, e cila në shumicën e tekstit nuk flet për pyetjet por bën devijime.

Sidoqoftë, në këtë përgjigje që kemi marrë nga “Devolli Corporation”, ndër të tjera thuhet: “Prej më shumë se dy vjetësh, kompania jonë filloi të prodhojë edhe koncentratin për lopë dhe pula, dhe për të plotësuar nevojat tona për lëndë të parë, kemi filluar të blejmë edhe misrin. Sa i përket rastit konkret të referuar në pyetjen tuaj, bazuar në informatat nga agjentët tanë doganorë, ju informojmë se dërgesat e fundit të misrit që janë ndaluar në pikat kufitare të Podujevës, gjatë kontrollit të AUV, kanë rezultuar me nivele më të larta të aflatoksinës sesa ajo e lejuara. Ne kemi ndërmarrë masa të mënjëhershme, duke e njoftuar furnizuesin dhe i kemi bërë të ditur që cilësia e mallit nuk përmbush kërkesat tona, dhe se jemi të detyruar ta kthejmë mallin. Sidoqoftë, furnizuesi beson se rezultatet e analizës së AUV-së janë të paqëndrueshme dhe ka kërkuar që mostrat e dërguara të analizohen sërish në një institucion të pavarur (ne nuk jemi të njoftuar për cilin). Sipas informacionit që kemi, AUV tashmë i ka dërguar mostrat për analizë të re në një laborator të pavarur, dhe po presim rezultatet, të cilat do të dinë të përcaktojnë vendimin final të autoritetit përgjegjës për lejimin ose ndalimin e importit të këtij malli. Jemi në pjesën e fundit të javës, por besojmë se gjatë javës së ardhshme do kemi rezultatet përfundimtare, dhe bazuar në këto rezultate do të vendoset lidhur me importin ose kthimin e mallrave”.

Duke ditur se kompania “Devolli Corporation” me pronar Shkëlqim Devolli viteve të fundit ka qenë ‘arenë’ e përplasjeve pozitë-opozitë dhe duke dashur të shterrim të gjitha mundësitë për sqarim të plotë të rastit, Veriu.info ka pritur këtë kompani që të na i dërgoj rezultatet e super-analizës.

Më 10 qershor kemi marrë përgjigjen nga “Devolli Corporation” për super-analizën, ku na kanë prezantuar një vendim të ri të AUV, që është nxjerrë pas analizave të bëra në një laborator në Maqedoninë e veriut, sipas të cilit rezultatet e ngarkesës së 31 majit kanë dalë në rregull dhe e njëjta lejohet për shitje në Kosovë. Mirëpo, në këtë përgjigje “Devolli Corporation” nuk na prezanton asnjë dokument shtesë për ngarkesën e ardhur nga Serbia më 4 prill me rreth 100 tonë misër, të cilët kishte rezultuar me aflatoksinë B1 mbi limitin e lejuar dhe për pasojë ishte ndaluar të shitet në Kosovë.

Duke parë që “Devolli Corporation” po dëshiron të na fus në lajthitje, sipas bindjes tonë, me analiza të ngarkesës së dytë e pa dhënë sqarime për ngarkesën e prillit, Veriu.info ka kërkuar prapë përgjigje nga “Devolli Corporation”, ku dje kjo kompani është ‘dorëzuar’ duke thënë: “Lidhur me rastin qe i referohi me daten 12.04 ne i jemi drejtuar Auv-it, per shyqrtim te lendes sone permes superanalizes. Qe nga ajo date deri me sot skemi marre pergjigje, malli eshte ne mbajtje deri ne vendimin  definitiv, deri ne konstatimin qe te lirohet apo te kthehet”.

Pra, kompanisë “M – Sillosi” që është në pronësi të “Devolli Corporation”, i janë bllokuar 98 mijë 800 kg misër merkantil, pasi që të njëjtin ka rezultuar me nivelit të aflatoksinës B1 mbi limitin e lejuar.

Cilat janë rreziet nga aflatoksina B1 mbi limit në misër?

Aflatoksina është një toksinë natyrore që prodhohet nga kërpudhat Aspergillus flavus dhe Aspergillus parasiticus, të cilat mund të kontaminojnë misrin dhe drithëra të tjera kur rriten në kushte të ngrohta dhe të lagështa. Kur aflatoksina ndodhet mbi nivelin e lejuar në misër, ajo paraqet rreziqe serioze për shëndetin e njeriut dhe kafshëve.

Rreziqet kryesore për shëndetin e njeriut:

  1. Kancer i mëlçisë (hepatokarcinomë)
    • Aflatoksina B1 është kancerogjene (Grupi 1 sipas IARC – “kancerogjen për njerëzit”).
    • Rreziku rritet shumë te personat me infeksion kronik me virusin e hepatitit B.
  2. Toksiciteti akut (helmim akut me aflatoksinë)
    • Dozat shumë të larta mund të shkaktojnë dëmtime të rënda të mëlçisë, insuficiencë hepatike, dhe vdekje.
    • Simptomat përfshijnë: të përziera, të vjella, dhimbje barku, verdhëz, dhe probleme me koagulimin e gjakut.
  3. Dëmtim i sistemit imunitar
    • Ul aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet.
  4. Rritje e rrezikut të kequshqyerjes te fëmijët
    • Lidhet me rritje të vonuar dhe ulje të masës trupore te fëmijët në vendet në zhvillim.
  5. Defekte në lindje dhe probleme të zhvillimit
    • Ekspozimi i nënave shtatzëna mund të ndikojë në zhvillimin e fetusit.

Nëse aflatoksina B1 është mbi limitin e lejuar në misër, dhe ky misër përdoret për ushqim të kafshëve, cilat janë rreziqet?

Nëse misri është i kontaminuar me aflatoksinë B1 mbi kufirin e lejuar dhe përdoret për ushqim të kafshëve, ka rreziqe serioze që aflatoksina të kalojë zinxhirin ushqimor dhe të përfundojë në produktet shtazore që konsumohen nga njerëzit – si mishi, qumështi dhe produktet e tij (djathë, kos etj.).

 Rreziqet kryesore për konsumatorin njerëzor janë:

1. Aflatoksina M1 në qumësht dhe produktet e tij

  • Aflatoksina B1 metabolizohet në trupin e lopës dhe konvertohet në aflatoksinë M1, e cila ekskretohet në qumësht.
  • Aflatoksina M1 është gjithashtu kancerogjene (IARC: Grupi 2B – “kancerogjene e mundshme për njerëzit”).
  • Produktet e përpunuara si djathi, kosi apo gjalpi mund të përmbajnë gjithashtu aflatoksinë M1, megjithëse në përqendrime më të ulëta.

2. Rreziqet nga konsumimi i mishit

  • Tek mishi, aflatoksinat akumulohen shumë më pak sesa në qumësht, por megjithatë, mbetje të vogla mund të gjenden në mëlçi, veshka dhe indet yndyrore.
  • Kjo është veçanërisht problematike te shpendët dhe derrat, ku mëlçitë dhe organet e brendshme konsumohen drejtpërdrejt nga njerëzit.

SKANDAL: Kompanisë Meka që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella (VIDEO)

Skandal: “AgroDardania” nga “Peç” nuk respekton vendimin e AUV, fut nga Serbia në Kosovë 26 tonë misër me Aflatoksinë (përbërës kancerogjen)

Kompanisë “Butrinti Group” iu refuzua futja në Kosovë e 24 tonë miell, ishte jashtë standardeve për përdorim (Dokument)

Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

Pjepër me përmbajtje që rrit rrezikun e kancerit! AUV ndalon importin e “Ballkan Fruits”, shkak niveli i lartë i nitrateve (Dokument)

 

 

 

JU REKOMANDOJMË

Tre mërgimtarët vdiqën derisa po ktheheshin nga Kosova, dalin detaje për aksidentin tragjik në Gjermani

Tre mërgimtarët vdiqën derisa po ktheheshin nga Kosova, dalin detaje për aksidentin tragjik në Gjermani
07/08/2026 - 09:48

Tre shtetas të Kosovës kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi të enjten në Gjermani, ndërsa po ktheheshin nga Kosova. Aksidenti i rëndë ndodhi...

Më shumëDetails

Bie çmimi i naftës në Kosovë, ja sa shitet sot

Rritet edhe më tej nafta, sot 3 centë më shtrenjtë se dje
07/08/2026 - 09:42

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Çmimi i naftës sot ka shënuar rënie edhe sot. Sipas MINT,...

Më shumëDetails

Sot varroset Naim Kastrati, 62-vjeçari që vdiq papritur në Karaçevë të Epërme

Sot varroset Naim Kastrati, 62-vjeçari që vdiq papritur në Karaçevë të Epërme
07/08/2026 - 09:24

62-vjeçari Naim Kastrati, humbi jetën paraditen e së enjtes, derisa po qëndronte në një restorant në fshatin Karaçevë e Epërme të Kamenicës. Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ndodhi...

Më shumëDetails

Cakolli: Pa konstituimin e Kuvendit nuk fillon afati për zgjedhjen e presidentit

Cakolli: Pa konstituimin e Kuvendit nuk fillon afati për zgjedhjen e presidentit
07/08/2026 - 08:50

Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka bërë me dije se pa konstituimin e Kuvendit nuk nis afati për zgjedhjen e presidentit. Ai ka treguar...

Më shumëDetails

38-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident me motoçikletë në Mirditë

38-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident me motoçikletë në Mirditë
07/08/2026 - 07:53

Një 38-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradë, në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë. Sipas...

Më shumëDetails

Kërkesat e Kurtit për takim me Hamzën, Bajrami: Nuk bashkëpunojmë me PDK’në, mund të japin kontribut për Presidentin

Kërkesat e Kurtit për takim me Hamzën, Bajrami: Nuk bashkëpunojmë me PDK’në, mund të japin kontribut për Presidentin
06/08/2026 - 23:03

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka thënë në “Pressing” të T7, se LVV nuk bashkëpunon me PDK-në për të formuar Qeveri. Ai ka thënë se PDK mund...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zbulohet skema sesi dy persona hakeruan Raiffeisen Bank duke i marrë 200 mijë euro klientëve

    Zbulohet skema sesi dy persona hakeruan Raiffeisen Bank duke i marrë 200 mijë euro klientëve

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ekipi i “Shënjestër” denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve të saj në Han të Elezit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Edhe në kompaninë Ajka Sh.P.K. me pronar Ramadan Memajn, ‘tellallin’ e Armend Mujës, u gjet vaj palme e padeklaruar

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta dyshohet të jenë tre mërgimtarët që vdiqën në aksidentin në Gjermani, mes tyre një 16-vjeçar

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Prapaskenat e aksionit/ ‘Analizat janë sekrete’, disa inspektorë të IQMT-së refuzuan kërkesën e ministri Muja për largimin nga marketet të prudukteve me ‘vaj palme’

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë