Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LDK paralajmëroi zgjedhje, PDK mbledh kryesinë – çka ndodhi pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentes

26/03/2026 - 08:02
në Kryesore, Lajme
A A
LDK paralajmëroi zgjedhje, PDK mbledh kryesinë – çka ndodhi pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshëm dekretin e 6 marsit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Sipas vendimit të gjykatës, deputetët kanë 34 ditë kohë për të zgjedhur Presidentin e ri, përndryshe Kuvendi do të shpërndahet automatikisht dhe do të organizohen zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditëve.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë qartësi të nevojshme në një moment të rëndësishëm institucional për vendin.

Abdixhiku theksoi se LDK-ja e respekton plotësisht këtë vendim dhe e konsideron atë si udhërrëfyes për veprimet e mëtejshme politike.

Sipas tij, vendimi nuk krijon epërsi për asnjë palë, por e rikthen procesin në Kuvend dhe u jep deputetëve një afat shtesë për zgjedhjen e Presidentit.

Ai nënvizoi se përgjegjësia kryesore në këtë fazë bie mbi shumicën parlamentare, e cila, sipas tij, ka pasur kohën dhe mundësinë për ta përmbyllur procesin. “Pa votat e shumicës, ky proces nuk mund të përfundojë,” tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së shtoi se çështje të tilla duhet të zgjidhen përmes marrëveshjeve politike dhe jo me imponim, duke theksuar se Presidenti duhet të jetë figurë bashkuese që garanton unitet dhe balancë institucionale.

Ai bëri të ditur se LDK mbetet e gatshme të kontribuojë në çdo përpjekje serioze për zgjidhje, por nuk do të shërbejë si “alibi e dështimeve të askujt”.

“Në këtë frymë, LDK mbetet e gatshme të kontribuojë në çdo përpjekje serioze për zgjidhje, që garanton stabilitet dhe funksionim normal të institucioneve. Por, njëkohësisht, nuk do të bëhet alibi e dështimeve të askujt”, ka shkruar Abdixhiku.

Në të njëjtën kohë, Abdixhiku vlerësoi se veprimet e Vjosa Osmani kanë qenë në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues dhe shmangies së një vakumi institucional, duke shtuar se aktgjykimi nuk ka konstatuar shkelje kushtetuese.

“Në të njëjtën kohë, LDK konsideron se veprimet e Presidentes së Republikës, përfshirë dekretin e saj, kanë qenë në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues dhe të shmangies së një vakumi institucional, në një situatë të paqartë juridike. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese përveç se nuk konstaton ndonjë shkelje kushtetuese, ofron interpretimin përfundimtar rreth kësaj çështjeje, interpretim i cili duhet të respektohet nga të gjithë”, u shpreh kreu i LDK-së.

Ai paralajmëroi se nëse nuk arrihet marrëveshje politike brenda 34 ditëve, LDK do të hyjë e përgatitur në një proces të ri zgjedhor, me synimin për të ofruar zgjidhje për vendin.

Kurse sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se PDK-ja e respekton vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese si institucion kyç i rendit demokratik, ashtu siç kemi vepruar gjithmonë”, ka thënë shkurtimisht Çitaku, duke treguar se PDK-ja do t’i mbledhë nesër organet e saj drejtuese për të diskutuar për zhvillimet e reja dhe hapat e ardhshëm.

Partia Demokratike e Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka thirrur menjëherë për sot në orën 14:00, mbledhje të përbashkët të Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar.

Në seancën e 5 marsit, partia në pushtet i paraqiti dy kandidatë për president: Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxhën, pasi bisedimet paraprake mes Kurtit dhe dy partive kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, për një emër të pranueshëm, nuk kishin dhënë fryt.

Seanca u ndërprerë në mungesë kuorumi, pasi ishte braktisur nga partitë opozitare.

Një ditë pas ndërprerjes së seancës më 5 mars, Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe e mbajti menjëherë një takim partitë politike për të folur për datën e zgjedhje të parakohshme.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli pavlefshëm dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit dhe u dha afat 34 ditë deputetëve për të zgjedhur presidentin e ri, liderët dhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci theksoi rëndësinë e përgjegjësisë dhe reflektimit.

“Veprimet në pozitat institucionale duhet të kryhen me përgjegjësi të lartë dhe pa inate personale. Ky moment duhet të shërbejë për angazhim të të zgjedhurve të popullit, që vendi të mos futet në një krizë të re dhe në një cikël të përsëritur zgjedhjesh”, tha ajo.

Nagavci u shpreh se gjatë ditëve në vijim, duhet të angazhohemi të gjithë për të zgjedhur Presidentin dhe për të shmangur edhe një palë zgjedhje, të cilat janë të panevojshme dhe të padrejta.

Reagim pati edhe nga ministri i Financave, Hekuran Murati i cili vuri theksin tek respektimi i rezultatit të zgjedhjeve.

“Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje veç pse partive opozitare nuk po u pëlqen rezultati që ua ka dhënë populli. Dekreti ishte në shkelje të Kushtetutës!”, tha ai.

Kurse Egnesa Vitia, këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar menjëherë pas publikimi të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e presidentit dhe dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Vitia theksoi se zgjedhja e Presidentit duhet të realizohet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual të presidentit.

“Pra ashtu edhe siç e ka thënë Presidentja, zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual. Ky afat, është i përcaktuar në paragrafin 2 të nenit 86 të Kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar ajo.

Ky qëndrim vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli pavlefshëm dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe theksoi se deputetët kanë 34 ditë afat për zgjedhjen e presidentit të ri.

JU REKOMANDOJMË

EFJ dhe organizatat tjera: Rritje dramatike e sulmeve ndaj gazetarëve nga VV – Kurti nuk u zotua që t’i dënojë

EFJ dhe organizatat tjera: Rritje dramatike e sulmeve ndaj gazetarëve nga VV – Kurti nuk u zotua që t’i dënojë
26/03/2026 - 08:53

Liria e mediave në Kosovë ka pësuar rënie që nga viti 2023, pas një sërë zhvillimesh negative, duke kërkuar veprim të menjëhershëm politik nga qeveria, vlerësoi një mision...

Më shumëDetails

CNN: Irani po e forcon mbrojtjen e Ishullit Kharg në pritje potenciale të sulmit tokësor nga ShBA-ja

CNN: Irani po e forcon mbrojtjen e Ishullit Kharg në pritje potenciale të sulmit tokësor nga ShBA-ja
26/03/2026 - 08:34

Irani ka vendosur kurthe dhe ka vendosur personel ushtarak e mbrojtje ajrore shtesë në Ishullin Kharg në javët e fundit si përgatitje për një operacion të mundshëm të...

Më shumëDetails

Supremja ua njeh pensionistëve kontributpagues edhe diplomat e pasjanarit 1991

Supremja ua njeh pensionistëve kontributpagues edhe diplomat e pasjanarit 1991
26/03/2026 - 08:11

Gjykata Supreme e ka shpallur të paligjshëm një nen të udhëzimit administrativ, që pensionistëve kontributpagues u kërkonte dëshmi të shkollimit të para 1 janarit 1991, për të përfituar...

Më shumëDetails

Nga Prekazi në Stuttgart: Djali i veteranit që u refuzua 12 herë në konkurse, por po vlerësohet në Gjermani

Nga Prekazi në Stuttgart: Djali i veteranit që u refuzua 12 herë në konkurse, por po vlerësohet në Gjermani
25/03/2026 - 22:41

Granit Maliqi nga Prekazi i Skenderajt është një shembull i një të riu të përkushtuar dhe profesionist, shkruan rajoni.org. Hapat e parë në rrugëtimin e tij i mori...

Më shumëDetails

Cakolli: Gjykata nuk e mohon logjikën që e përdori Presidentja, por e korigjoi si e zbatoi

Cakolli – Haxhiut: Në vend që të akuzoni, keni edhe 24 orë afat që të ndjekni procedurat ligjore ndaj Listës Serbe
25/03/2026 - 22:06

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se arsyeja pse aktgjykimi dekretin e Vjosa Osmanit nuk e cilësoi si antikushtetues, por vetëm...

Më shumëDetails

Lushaku: Për LDK-në, Konjufca e Mulhaxha nuk janë emra të pranueshëm për President

Lushaku Sadriu: Kurti po luan me shtetësinë e Kosovës
25/03/2026 - 22:01

Deputetja Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se LDK nuk ka ndryshuar qasje, sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit të ri. Në një paraqitje direkte ajo tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Nga Prekazi në Stuttgart: Djali i veteranit që u refuzua 12 herë në konkurse, por po vlerësohet në Gjermani

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë