Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së tregoi emrat për kandidat për kryetar të komunave.
Sipas tij, fitorja e radhës do të jetë e LDK-së.
Kjo parti ka zyrtarizuar Xhafer Tahirin si kandidat për kryetar të Vushtrrisë, kurse për komunën e Mitrovicës Gëzim Plakollin, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kandidatët tjerë të zyrtarizuar janë:
‘’Përparim Rama – PRISHTINË, Imri Ahmeti – LIPJAN, Xhafer Gashi – OBILIQ, Besnik Osmani – FUSHË KOSOVË, Ekrem Hyseni – PODUJEVË, Gazmend Heta – DRENAS, Gazmend Muhaxheri – PEJË, Ilir Ferati – ISTOG, Bexhet Xheladini – DRAGASH, Driton Selmanaj – PRIZREN, Ardian Shala – SUHAREKË, Visar Azemi – FERIZAJ, Kastriot Shabani – SHTIME, Valmir Ahmeti – SHTRPCË, Sokol Haliti – VITI, Arbër Ismajli – GJILAN, Bajrush Ymeri – NOVOBËRDË, Ruzhdi Shehu – Junik, Shefqet Shehu – Gjakovë, Jeton Mushkolaj – Deçan, Burim Krasniqi – Rahovec.
Abdixhiku tutje shtoi se deri më 13 gusht do të zyrtarizohen edhe kandidatët për asamble.