Pas lajmit se SHBA-të kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, ka reaguar ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
Lekaj tha se pa Amerikën sot nuk do të kishim shtetin që kemi.
Ai theskoi se ‘është tronditëse të shohim se si veprimet e pamatura dhe të njëanshme të Albin Kurtit e kanë shtyrë aleatin tonë më të madh të reagojë kaq ashpër’.
“Ky nuk është vetëm një dënim politik, është një paralajmërim serioz për të mbrojtur interesin shtetëror dhe për të ruajtur miqësinë jetike me SHBA-në” shkruan Lekaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Raportet e Kosovës me SHBA-në janë themeli i lirisë sonë. Pa Amerikën, sot nuk do të kishim shtetin që kemi.
Prandaj është tronditëse të shohim se si veprimet e pamatura dhe të njëanshme të Albin Kurtit e kanë shtyrë aleatin tonë më të madh të reagojë kaq ashpër.
Ky nuk është vetëm një dënim politik, është një paralajmërim serioz për të mbrojtur interesin shtetëror dhe për të ruajtur miqësinë jetike me SHBA-në.