Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Leo Messi është i paarritshëm, bota e futbollit u çua në këmbë edhe një herë për argjentinasin legjendar

01/11/2023 - 14:09
në Kryesore, Lajme, Sport
A A
Leo Messi është i paarritshëm, bota e futbollit u çua në këmbë edhe një herë për argjentinasin legjendar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bota e futbollit është çuar në këmbë përsëri për Lionel Messin.

Ylli argjentinas u zgjodh futbollisti më i mirë i planetit, për herë të tetë në karrierë pasi e kishte bërë një gjë të tillë edhe në vitet 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 e 2021.

36 vjeçari e fitoi Topin e Artë në gala mbrëmjen e mbajtur në Paris të Francës, shkruan “Gazeta Express”.

Gazetarët nga 100 vende të botës e votuan më së shumti futbollistin e Inter Miamit, i cili me këtë rast vazhdoi ta shkruajë historinë.

Futbollisti i lindur dhe i rritur në Rosario e ndihmoi Argjentinën ta fitonte Kupën e Botës pas një kohe të gjatë.

Dhe, ishte pikërisht Botërori i Katarit vendimtar që Messi ta fitojë për herë të tetë Topin e Artë.

Gjithashtu, ai e nisi mirë eksperiencën amerikane duke e fituar Kupën e Ligës me Inter Miamin.

Messi e pati një falënderim për të gjithë ata që e mbështetën gjatë karrierës.

“Është ndjenjë e mirë ta shijoj edhe një herë këtë moment. Po ashtu, që isha në gjendje ta fitoja Kupën e Botës dhe ta realizoja kështu ëndrrën time. Nuk mund ta imagjinoja se do ta kisha një karrierë të tillë dhe se do të arrija gjithçka që kam arritur. Nuk mund ta imagjinoja se do të isha pjesë e ekipit më të mirë në histori. Krejt Topat e Artë janë specialë për arsye të ndryshme”, u shpreh Messi pasi e mori çmimin.

Ai ka fituar gjithçka që është e mundshme në karrierë dhe të arriturat e tij do t’i përmendim në vazhdim.

Krahas 8 Topave të Artë, Messi e ka fituar 6 herë Këpucën e Artë, 1 herë Kupën e Botës, 1 herë Kupën e Amerikës, 1 herë Finalissiman, 4 herë Ligën e Kampionëve, 2 herë titullin e kampionit në Ligue 1, 1 herë Superkupën e Francës, 10 herë titullin e kampionit në La Liga, 7 herë trofeun Copa del Rey, 8 herë Superkupën e Spanjës, 3 herë Superkupën e Evropës dhe 3 herë Botërorin e Klubeve.

Messi pra është infinit. Arritjet e tij shihen si të paarritshme nga të tjerët.

Ai konsiderohet si lojtari më i mirë në histori të futbollit, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit e la prapa norvegjezin Erling Haaland, i cili po ashtu e pati një vit madhështor.

Sulmuesi i Manchester Cityt e fitoi çmimin “Gerd Muller Trophy” si golashënuesi më i mirë i vitit pasi i realizoi 52 gola në krejt garat dhe i fitoi tre trofe me “Citizens”.

(FOTO 8) E në Top 3-she përfundoi Kylian Mbappe, i cili e dërgoi Francën deri në finale të Botërorit, ndërsa u tregua i jashtëzakonshëm edhe me PSG-në.

Në Top 10 përfunduan edhe Kevin De Bruyne, Rodri, Vinicius Junior, Julian Alvarez, Victor Osimhen, Bernardo Silva dhe Luka Modric.

Ylli anglez, Jude Bellingham e fitoi çmimin “Kopa Trophy” si talenti më i madh i vitit 2023.

20 vjeçari e pati një vit të shkëlqyeshëm me Borussia Dortmundin dhe me Real Madridin.

Emiliano Martinez e fitoi çmimin “Yashin Trophy” si portieri më i mirë në botë.

Argjentinasi shkëlqeu po ashtu në Kupën e Botës, sidomos në finale, por edhe me Aston Villën në Angli.

(FOTO 11) Manchester City u zgjodh klubi më i mirë i vitit për herë të dytë radhazi pasi i fitoi tre trofe në sezonin 2022/23, FA Cup, Premierligën dhe Ligën e Kampionëve.

Ndërsa në pjesën e dytë të vitit, “Qytetarët” e fituan edhe Superkupën e Evropës.

(FOTO 12) Vinicius Junior e fitoi çmimin “Socrates” për luftën kundër racizmit dhe për kontributin e dhënë për ndërtimin e shkollave dhe për zhvillimin e arsimit në atdheun e tij – Brazil.

Në konkurrencën e femrave, Aitana Bonmatí e fitoi Topin e Artë 2023 pasi futbollistja spanjolle e kaloi një vit fantastik. /Gazeta Express/

JU REKOMANDOJMË

Albin Kurti sot feston ditëlindjen

Kurti: Kosova pjesë e nismës globale të kodimit
24/03/2026 - 08:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot feston një ditë të veçantë. Më 24 mars shënohet ditëlindja e tij dhe këtë vit ai ka mbushur 51 vjet jetë. Kjo...

Më shumëDetails

“Vjosa ose ngrihet si anti-Albin ose dështon”, Blerim Latifi: Është ngritur si anti-Thaç, nuk është më ajo

“Vjosa ose ngrihet si anti-Albin ose dështon”, Blerim Latifi: Është ngritur si anti-Thaç, nuk është më ajo
24/03/2026 - 01:00

Analisti Blerim Latifi tha në Pressing në T7 se Vjosa Osmani, “është ngritë si anti-Thaç”, dhe tash nëse “hyn në politikë nuk është më ajo e njëjta”. Latifi...

Më shumëDetails

Ky është i dyshuari për plagosjen e Inspektorit policor në Prishtinë

Ky është i dyshuari për plagosjen e Inspektorit policor në Prishtinë
24/03/2026 - 00:55

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri i plagosur ka mbetur një inspektor...

Më shumëDetails

E dhimbshme: 17-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Gjermani

E dhimbshme: 17-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Gjermani
24/03/2026 - 00:49

Anik Avdullah Babatinca, 17 vjeç ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në Gjermani. Familjarët e tij kanë bërë me dije se trupi i tij do të sjellët...

Më shumëDetails

“Hajde 1 minutë deri jashtë”, detaje ekskluzive se si u plagos inspektori në Prishtinë

“Hajde 1 minutë deri jashtë”, detaje ekskluzive se si u plagos inspektori në Prishtinë
23/03/2026 - 22:31

Një mosmarrëveshje ka quar në plagosjen e një personi sonte në mbrëmje tek “Rruga B” në Prishtinë. Mësohet se i plagosuri është Inspektori i IPK-së Arsim Beqiri. Sipas...

Më shumëDetails

Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë
23/03/2026 - 21:35

Një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës është plagosur sonte në lagjjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Veriu.info mëson se inspektori policor i plagosur është Arsim Beqiri nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    246 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 62
  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    680 Shpërndaje
    Shpërndaje 272 Tweet 170
  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë