Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Lepur ik” – Bahtiri i arrestuar për drogë protestonte me LVV-në kundër kryeprokurorit Lumezi

03/06/2025 - 20:32
në Lajme
A A
“Lepur ik” – Bahtiri i arrestuar për drogë protestonte me LVV-në kundër kryeprokurorit Lumezi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“LEPUR IK DUAM REPUBLIKË”, ishte aksioni i Lëvizjes Vetëvedosje kundër kryeprokurorit të atëhershëm, Aleksander Lumezi. Pjesë e kësaj proteste, madje në aspektin organizativ ishte edhe Shemsi Bahtiri, i arrestuari i sotëm në aksionin antidrogë të Prokurorisë Speciale.

Më 26 prill të vitit 2019, Lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar një protestë kundër kryeprokurorit Lumezi.

Me moton “Lepurushi me 7 karrota”, Lëvizja Vetëvendosje kishte protestuar kundër Lumezit, me pretendimet se i njëjti është i korruptuar.

Pjesë e kësaj proteste ishte edhe Shemsi Bahtiri, bosi i grupit kriminal i cili u shkatërrua sot pas mega-aksionit të Prokurorisë Speciale.

Bahtiri, së bashku me anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, kishin organizuar protestën kundër Lumezit.

Si pjesë e degës së LVV-së në Prishtinë, Bahtiri, shefi i tanishëm i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla e ministri në detyrë Arben Vitia, së bashku me anëtarë tjerë të kësaj partie kishin bërë organizimin e kësaj proteste.

Një ditë para protestës, Sveçla kishte postuar një fotografi në rrjetin e tij social ku shfaqej Bahtiri në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, duke bërë përgatitjet e fundit për mbarëvajtjen e protestës.

“Pika Prishtina e Vjetër (Medrese), si gjithmonë, promotore e aktiviteteve në kryeqytet. Takim mobilizues për protestën e së premtes”, kishte shkruar Sveçla në postimin e atëhershëm ku shfaqen edhe banerat kundër Lumezit.


Shemsi Bahtiri në degën e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, duke bërë përgatitje për protestën kundër kryeprokurorit Lumezi
Përpos protestës kundër Lumezit, Bahtiri ishte pjesë e paandashme e Lëvizjes Vetëvendosje.

Për vite me radhë, Bahtiri është shfaqur krah për krah me eksponentë kryesor të partisë në pushtet.

Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, ai shihet se ka raporte të mira me ministrin në detyrë, Xhelal Sveçla e kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.

Shemsi Bahtiri është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pas aksionit të Prokurorisë Speciale e mbështetjes së INTERPOL-it.

Ai dyshohet se është bosi i këtij grupi kriminal.

Ndaj të njëjtit rëndojnë akuzat për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” , Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe për Shpëlarje të parave.

Të gjithë personat e arrestuar në aksionin e sotshëm dyshohet se veprat penale i kanë kryer përmes aplikacionit “SkyECC”.

Gjatë realizimit të urdhër kontrollit është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e provave materiale, dhe pasurive të specifikuara duke përfshirë: lëndë narkotike, 129 vetura, 134 e 900 mijë para të gatshme, 20 mijë e 40 franga zvicerane, 490 dollarë, 13 mijë euro para të falsifikuara, 9 orë dore të markave të njohura, 36 armë të llojeve të ndryshme, 1569 fishekë të ndryshëm, 1292 copë municione të ndryshme, një prese për paketimin e heroinës dhe kokainës, laptopë, telefona, usb dhe dokumente të ndryshme.

Po ashtu janë ngrirë mjete në llogari bankare në vlerë prej 500 mijë euro, dhe janë vënë nën urdhër ndalues të gjitha paluajtshmëritë e të pandehurve në këtë rast.

Operacioni i koduar “Qielli i Thyer”, është përkrahur nga autoritetet e Belgjikës, Holandës, Europol-it, dhe është udhëhequr nga Prokurori i PSRK-së, i cili ka qenë prezent gjatë realizimi të urdhër kontrollit.

JU REKOMANDOJMË

Gjashtë muaj nga arrestimi i Fadil Fazliut nga Specialja, djali i tij me postim prekës
Kryesore

Gjashtë muaj nga arrestimi i Fadil Fazliut nga Specialja, djali i tij me postim prekës

05/06/2025 - 15:48
“Kemi filluar t’i ndiejmë pasojat”, bizneset me alarm të ri: Qeveria dhe ZRRE të reflektojnë – protestë të mërkurën në shesh
Lajme

“Kemi filluar t’i ndiejmë pasojat”, bizneset me alarm të ri: Qeveria dhe ZRRE të reflektojnë – protestë të mërkurën në shesh

05/06/2025 - 15:26
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë
Lajme

Mbledhja e qeverisë në detyrë, këto vendime u morën sot

05/06/2025 - 15:10
Shemsi Bahtiri përjashtohet nga VV-ja, partia e Kurtit e pranon se i arrestuari për trafikim me drogë ishte anëtar i tyre
Kryesore

Reagon avokati i Shemsi Bahtirit, të arrestuar për drogë: Iu caktua paraburgimi pasi është mik me disa anëtarë të VV-së

05/06/2025 - 14:39
“Pse babi e la hajnin me ia bo mamit bam?”, avokati tregon pyetjen që bënë fëmijët e Liridonës
Lajme

Pse Naim Murseli kërkoi burgim të përjetshëm? Kush e mësoi? (VIDEO)

05/06/2025 - 14:35
Forca e Sigurisë së Kosovës merr pjesë në trajnimin ushtarak në SHBA
Lajme

Forca e Sigurisë së Kosovës merr pjesë në trajnimin ushtarak në SHBA

05/06/2025 - 14:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1348 Shpërndaje
    Shpërndaje 539 Tweet 337
  • Si i kaloi krejt filtrat vajza e trafikantit të kokainës dhe u dekretua gjyqtare nga presidentja

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Lajm i mirë për punëtorët e sektorit publik: Rriten pagat

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Pagesat për lehona dhe shtesat për fëmijë, Hekuran Murati jep detaje!

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Gashi i AVONET: IPKO po i dëmton qytetarët

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë