Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbledhja e qeverisë në detyrë, këto vendime u morën sot

05/06/2025 - 15:10
në Lajme
A A
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria në detyrë ka mbajtur sot mbledhje në të cilën ka marrë disa vendime.

Ndër to ishin edhe vendimet për pagat e zyrtarëve publikë që nga muaji korrik do t’iu dalin me rritje nga 55 euro më shumë, si dhe lehonat e punësuara do të përfitojnë mbështetje në vlerën prej 319.5 euro – që është 50% e pagës mesatare referente.

Vendimet:

· Përcaktuar pagën mesatare me qëllim të kompensimit të pushimit të lehonisë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Agjencia e Statistikave të Kosovës, këtë javë, ka publikuar nivelin e pagës mesatare për vitin 2024, e cila ka shënuar rritje të theksuar viteve të fundit, duke arritur në 639 euro. Nga muaji qershor, lehonat e punësuara do të përfitojnë mbështetjen e paraparë sipas Ligjit të Punës për tre (3) muaj nga Qeveria në vlerën prej 319.5 euro – që është 50% e pagës mesatare referente. Krahasuar me nivelin aktual prej 223 euro, mbështetja e re paraqet një rritje prej 43.3%.

· Ndarë mjetet buxhetore për zbatimin e nenit 33, paragrafi 2. të Ligjit Nr. 08/ L-332 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025. Siç është miratuar në Ligjin e Buxhetit, pagat e zyrtarëve publikë këtë vit rriten dy herë nga 55 euro, për të kompletuar rritjen prej 110 euro për të gjithë. Rritja e parë tashmë ka filluar së zbatuari që nga janari i këtij viti. Rritja e dytë do të fillojë zbatimin nga muaji korrik.

· Ndarë mjetet buxhetore për zbatimin e Masës 3.5 pagesa e lehonave të papuna të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Me këtë vendim, nga muaji qershor vlera mujore e shtesave për lehona rritet nga 170 euro në 325.9 euro – aq sa është vlera neto e pagës minimale të re.

· Miratuar rregulloren për Trajnimin dhe Testimin e Detyrueshëm, si dhe Certifikimin e Inspektorëve të Republikës së Kosovës. Kjo rregullore zbatohet për të gjithë inspektorët e punësuar në administratën shtetërore dhe në nivel komunal në tërë Republikën e Kosovës, përveç inspektorëve të organeve inspektuese të përjashtuara nga fushëveprimi i ligjit përkatës për inspektimet.

· Miratuar rregulloren për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil. Kjo rregullore synon të rregullojë në mënyrë të detajuar dhe të unifikuar të gjitha fazat e procesit të rekrutimit, duke përfshirë shpalljen e konkurseve, përbërjen dhe funksionimin e komisioneve, si dhe procedurat dhe metodat e vlerësimit të kandidatëve.

· Miratuar vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga realizimi i projektit: “Ndërtimi i Qarkores së Jashtme të Qytetit të Gjilanit dhe Kyçja e Rrugës Nacionale N25.2 dhe N25.3 deri te Autoudha R7.1”.

· Miratuar vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore “Mekanizmi” që menaxhohen dhe administrohen nga AKP-ja, shpronësimi i të cilave është i nevojshëm për realizimin e projektit: “Ndërtimi i ndërtesave të banimit të përballueshëm dhe social për Komunën e Podujevës”.

· Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr.12/253, të datës 21 mars 2025, për emërimin e Komisionit Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Me këtë vendim kryesuesi i këtij komisioni, Naim Bardiqi, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendësohet me Besim Kamberajn, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Lendita Osaj, Udhëheqëse e Divizionit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, zëvendësohet me Have Krashniqin, Udhëheqëse e Divizionit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

· Miratuar vendimin për hartimin e Planit Hapësinor për Kompleksin Memoriał “Adem Jashari” në Prekaz. Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz përfaqëson një ndër proceset më delikate dhe më të rëndësishme për Republikën tonë. Masterplani, i cili është në fazën e hartimit nga një studio e profesionistëve ndërkombëtarë në bashkëpunim me ata vendorë, synon ta shndërrojë Kompleksin në një nga qendrat më të rëndësishme të kujtesës në botë. Përveç projekteve për konservim, restaurim dhe interpretim, parashihet edhe hartimi i dokumenteve të Planifikimit Hapësinor, të cilët do të mundësojnë zhvillimin e një koncepti koherent dhe multidisiplinar për organizimin hapësinor dhe urban të Kompleksit.

· Emëruar Komisionin Ad-hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim në Pozitën e lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, sipas kësaj përbërje:

o Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë – kryesuese;

o Naim Gashi, Drejtor në Agjencinë e Kosovës për Akreditim – anëtar;

o Fahrije Ternava, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Punëve të Brendshme – anëtare;

o Arta Bajraktaraj, U.d. Udhëheqëse e Njësisë së Burimeve Njerëzore – anëtare;

o Ylber Elshani, ekspert i jashtëm – anëtar.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë