Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘’Lërini fëmijët të qetë!’’ – avokati del me sqarim juridik rreth Udhëzimit Administrativ mbi bartjen e mbulesës

11/08/2022 - 22:50
në Kryesore, Lajme
A A
‘’Lërini fëmijët të qetë!’’ – avokati del me sqarim juridik rreth Udhëzimit Administrativ mbi bartjen e mbulesës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati Virtyt Ibrahimaga, ka dalur me një qëndrim juridik lidhur me debatin e krijuar të Udhëzimit Administrativ mbi çështjen e bartjes së mbulesës fetare në objektet shkollore.

Ibrahimaga thotë se neni i Udhëzimit Administrativ, i vitit 2014, është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, teksa ai më tej jep sqarime se çka specifikon ky kod më detajisht rreth bartjes së shamisë.

”Neni 1.13 i Udhëzimit Administrativ NR. 06/2014 është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Neni 1.13 i Udhëzimit Administrativ nr. 06/2014 është në harmoni me kushtetutën dhe shfuqizimi i tij do të kishte vetëm një konsekuencë dhe atë inkurajimin e prindërve me bindje fanatike fetare për t’i mbuluar fëmijët e tyre.

Udhëzimi në fjalë është kod i mirësjelljes për shkollat e fillore dhe të mesme, pra për të mitur.

Arsimi i lartë është përjashtuar përmes vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen në fjalë. Ky kod përveç ndalesës për të bartur uniformë fetare ka edhe ndalesa tjera në veshje.

Sistemi ynë i arsimit bazohet në vlerat e një shoqërie laike, demokratike, të lirisë, të promovimit të barazisë gjinore dhe të respektimit të drejtave të njeriut. Qytetarët vet vendosin për të drejtat e tyre, pasi që të mbërrijnë moshën madhore. Deri atëherë shteti e ka për detyrë që fëmijët t’i edukojë në frymën e rendit tonë shoqëror kushtetues; të tolerancës, evitimit të ndasive fetare, barazisë gjinore, lojalitetit ndaj rendit shoqëror demokratik si dhe frymën kulturore kombëtare.

Mbulesa e femrës është rregull i sheriatit dhe nuk ka të bëjë me kulturën tonë dhe me vlerat e rendit tonë shoqëror të përcaktuara me nenin 7 dhe 8 të kushtetutës.

Nëse iniciativa ka synim mbrojtjen e të drejtave të njeriut, atëherë kjo iniciativë ka dështuar qysh në start lidhur me synimin e saj. Kjo iniciativë nuk i promovon të drejtat e njeriut. Nuk mbrohen të drejtat e fëmijëve, nëse prindi lejohet t’ia imponojë fëmijës së tij/saj të mitur mbajtjen e mbulesës/shamisë.

Përmes kësaj iniciative mund të mbrohen vetëm të “drejtat” e prindërve për t’i mbuluar vajzat e tyre, të drejtat e grupeve që promovojnë diskriminim e femrave ose të drejtat e organizatave të ndryshme për të promovuar kulturën e vendeve të lindjes në Kosovë.

Fëmijët kur arrijnë moshën madhore mund të vendosin vet, nëse dëshirojnë të mbulohen. Vlerat tona kulturore, kombëtare si dhe të kushtetutës kanë epërsi ndaj interesit të individëve ose grupeve për të promovuar kultura dhe vlera të huaja, të cilat nuk janë në harmoni me rendin tonë shoqëror dhe me kulturën tonë.

Lërini fëmijët të qetë!

Vijimi i shkollimit është detyrim ligjor dhe prindërit janë te obliguar me ligj qe të respektojnë këtë detyrim si dhe rregullat e shkollimit në shtetin tonë. Fëmijët do të dinë vet të vendosin se si do të manifestojnë besimin e tyre, pasi të arrijnë moshën madhore”.

JU REKOMANDOJMË

Dodik shkon përtej gënjeshtrës: Ajo qe ndodhi në Bosnje ishte luftë civile, Serbia nuk kishte asnjë njësi ushtarake këtu
Lajme

Reuters raporton për dorëzimin e Dodik para shtetit

05/07/2025 - 18:59
Konfiskimi i armatimit në Zveçan, Ibishi: Dëshmi se grupet kriminale furnizohen nga Qeveria e Serbisë
Lajme

Ibishi: Motivi i kërcënimit në Kuvend mund të vijë nga brendia e luftës politike

05/07/2025 - 18:41
MPB-ja ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve jashtë, Sveçla publikon vendimin
Lajme

MPB-ja ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve jashtë, Sveçla publikon vendimin

05/07/2025 - 18:24
Historiani serb Protic kritikon protestën e studentëve që u mor fare pak me demokraci e shumë me Kosovë: Fjalë boshe, iluzion
Lajme

Historiani serb Protic kritikon protestën e studentëve që u mor fare pak me demokraci e shumë me Kosovë: Fjalë boshe, iluzion

05/07/2025 - 18:05
A u shkel rregullorja e Kuvendit të Kosovës me shtyrjen e seancës për në orën 20:00?
Lajme

A u shkel rregullorja e Kuvendit të Kosovës me shtyrjen e seancës për në orën 20:00?

05/07/2025 - 17:36
Alarm i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës – Seanca rifillon sonte në ora 20:00
Kryesore

Alarm i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës – Seanca rifillon sonte në ora 20:00

05/07/2025 - 17:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Skandali me mbi 100 milionë franga në Zvicër | Përmendet “Numarics”, kompania e Kristian Kabashit në Kosovë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Arrestimi i Naim Bazajt, flasin familjarët e tij: Akuzat e përhapura janë tërësisht të pavërteta dhe të motivuara politikisht

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Konjufca: Kërcënimi ka qenë i qartë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë