Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi ZRrE-ja sot ia ka dhënë licencë për tregtim të energjisë kompanisë së vëllait të Luani Dalipit, këshilltarit të Albin Kurti.
Ajo ka bërë me dije se dhënie e kësaj licence nuk ka qenë befasi.
Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se krimi në sektorin e energjisë ka marrë përmasa galopante.
“E vërtetë, kjo nuk është aspak befasi. Krimi në sektorin e energjisë ka marrë përmasa galopante. Sot, gjithçka vendoset në grupe të mbyllura në ËhatsApp, nga tenderët, te licencat, e deri te ndërprerjet e energjisë elektrike. Dhe në ato grupe janë të përfshirë krerët e kupolës së Vetëvendosjes, ashtu siç tashmë është e dokumentuar edhe nga Prokuroria. Por faturën nuk e paguajnë ata. Faturën, me gjithë pasojat, po e paguajnë qytetarët, çdo muaj, çdo ditë, çdo orë”, ka shkruar Çitaku.