Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Liderët europianë zbarkojnë në SHBA, Trump: Gati të kalojmë në fazën e dytë të sanksioneve kundër Rusisë

08/09/2025 - 12:15
në Lajme
A A
Liderët europianë zbarkojnë në SHBA, Trump: Gati të kalojmë në fazën e dytë të sanksioneve kundër Rusisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Liderë europianë zbarkojnë në shtetet e bashkuara, për të diskutuar mënyrat për ti dhënë fund luftës në Ukrainë. Njoftimi erdhi nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili theksoi gjithashtu se do të fliste shumë shpejt edhe me presidentin Putin. Pas sulmit më të madh ajror të Rusisë në Ukrainë që prej fillimit të luftës këtë fundjavë, kreu i Shtëpisë së Bardhë sugjeroi se ishte gati të kalonte në fazën e dytë të sanksioneve kundër Moskës.

“U kam dhënë fund 7 luftërave. Për këtë kisha menduar se mund të ishte më e lehta por kur ke të bësh me luftën asnjëherë nuk e di se çfarë ndodh. Por mendoj se do t’ia dalim edhe me këtë. Megjithatë nuk jam i lumtur me ata, me asgjë që ka të bëjë më këtë luftë. Disa liderë europianë do të vijnë në SHBA të hënën ose të martën, dhe individualisht do të diskutojmë mbi mënyrat se si mund t’i japim fund. Duhet ta bëjmë; 5 deri në 7 mijë ushtarë në javë po vdesin pa asnjë arsye”, tha Trump.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se sanksionet ishin ideja e duhur, ndërsa u bëri thirrje shteteve europiane të hiqnin dorë nga blerja e naftës ruse. Ai e cilësoi si të padrejtë faktin që disa partnerë europianë vijonin të blinin naftën dhe gazin rus.

“Rusia po përpiqet t’i shkaktojë dhimbje Ukrainës me sulme edhe më të pacipa. Është një shenjë e qartë se Putin po teston botën, nëse do ta pranojnë apo tolerojnë këtë. Prandaj është e rëndësishme që deklaratat e liderëve dhe krerëve shtetërore, të mbështeten nga veprime të forta kundër Moskës; sanksione kundër Rusisë ,individëve të lidhur me të dhe ndaj tregtisë. Mendoj se ideja e Trump për të vendosur tarifa ndaj vendeve që bëjnë tregti me Moskën, është shumë e mirë”, tha Zelensky.

Rusia ka shitur rreth 985 miliardë dollarë naftë dhe gaz që prej nisjes së luftës, me blerësit më të mëdhenj që janë Kina dhe India. Europa ka reduktuar ndjeshëm blerjet por nuk i ka ndalur plotësisht. Që prej takimit të Trump me Putin në Alaskë muajin e kaluar, Rusia ka intensifikuar ndjeshëm sulmet ndaj Ukrainës, ndërsa nga ana tjetër pretendon se është e përkushtuar për paqen. Bombardimet e fundit ajrore, më të rëndat deri më tani, vranë 4 persona dhe goditën për herë të parë selinë e qeverisë në Kiev. Rusia lëshoi 810 dronë dhe 13 raketa në sulm.

JU REKOMANDOJMË

Zemaj ngre alarmin, paralajmëron largimin e mbi 1 mijë mjekëve nëse s’reagon MSH-ja
Lajme

Zemaj: Veprimet e Kurtit të paligjshme dhe qëllimkeqe, zgjidhje vetëm zgjedhjet e reja

08/09/2025 - 15:12
Policia konfiskon një automjet me targa serbe dhe “pajisje të kundërligjshme” në Mitrovicën e Veriut
Lajme

Policia konfiskon një automjet me targa serbe dhe “pajisje të kundërligjshme” në Mitrovicën e Veriut

08/09/2025 - 15:08
34 vite shtet Maqedonia e veriut, Abazi: Që nga shpallja e pavarësisë shqiptarët në gjendje të rëndë
Lajme

34 vite shtet Maqedonia e veriut, Abazi: Që nga shpallja e pavarësisë shqiptarët në gjendje të rëndë

08/09/2025 - 14:58
Diplomojnë 150 studentë në “Kadri Zeka” në Gjilan, Kurti: Festojmë fuqinë e dijes
Lajme

Diplomojnë 150 studentë në “Kadri Zeka” në Gjilan, Kurti: Festojmë fuqinë e dijes

08/09/2025 - 14:54
Ministri izraelit thotë se Autoriteti Palestinez “duhet të zhduket nga harta”
Lajme

Ministri izraelit thotë se Autoriteti Palestinez “duhet të zhduket nga harta”

08/09/2025 - 14:50
Dogana ia konfiskon afro 20 mijë euro shtetasit të Serbisë
Lajme

Dogana ia konfiskon afro 20 mijë euro shtetasit të Serbisë

08/09/2025 - 14:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aktivisti dorëhiqet nga Vetëvendosje, u kërkon falje publike miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve

    Aktivisti dorëhiqet nga Vetëvendosje, u kërkon falje publike miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Familjari i Blerta Deliut del në mbështetje të Sokol Halilit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Shpërthim në Vushtrri, në vendngjarje gjenden pjesë të armëve e municion

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Shkruan Baton Haxhiu: Kur fjala tradhti rri si pasqyrë para Glaukut dhe Albinit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Më në fund Mirlind Daku uron Vesa Vllasaliun për ditëlindje, ja urimi i tij (Foto)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë