Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lidhja e Bizneseve: Rritja e çmimit të energjisë rrezikon shtrejtimin e produkteve nga 4% deri 10%

12/11/2026 - 09:31
në Kryesore, Lajme
A A
Lidhja e Bizneseve: Rritja e çmimit të energjisë rrezikon shtrejtimin e produkteve nga 4% deri 10%
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësim për rritjen e kostos së energjisë elektrike për ndërmarrjet në tregun e lirë, duke paralajmëruar se kjo mund të ndikojë në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve nga 4 deri në 10 për qind.

Sipas Lidhjes, kjo situatë rrezikon veçanërisht prodhuesit vendorë, duke ua dobësuar konkurrueshmërinë ndaj produkteve të importuara dhe duke rrezikuar vendet e punës.

Lidhja e Bizneseve kërkon nga Qeveria dhe autoritetet rregullatore vlerësim urgjent të ndikimit të kostove të energjisë, lehtësim për bizneset dhe masa konkrete për mbrojtjen e prodhimit vendor.

Reagimi i plotë:

Si Lidhja e Bizneseve të Kosovës shprehim shqetësimin për rritjen e kostos së energjisë elektrike për ndërmarrjet që operojnë në tregun e lirë të energjisë në Kosovë.

Nga ankesat e pranuara prej bizneseve të mëdha, kjo rritje pritet të ndikojë drejtpërdrejt në kostot operative dhe të reflektohet në shtrenjtimin e produkteve dhe shërbimeve për konsumatorët, me një rritje të vlerësuar nga 4 deri në 10 për qind.

Shqetësim i veçantë është ndikimi te prodhuesit vendorë, të cilët me këto kosto të reja nuk do të mund ta përballojnë ngarkesën financiare pa i rritur çmimet e produkteve të tyre. Si rezultat, ata do të humbin konkurrueshmërinë përballë produkteve të importuara. Kjo rrezikon të dëmtojë prodhimin vendor, të zvogëlojë aktivitetin ekonomik dhe të rrezikojë vendet e punës.

Kalimi në tregun e lirë të energjisë, pa një plan të qartë tranzicioni dhe pa masa mbështetëse nga institucionet, po krijon pasiguri dhe kosto shtesë për bizneset. Pasojat përfundimtare do t’i bartin edhe qytetarët përmes rritjes së çmimeve dhe uljes së fuqisë blerëse.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe autoritetet rregullatore:

1. Vlerësim urgjent të ndikimit të kostos së energjisë në sektorin privat.
2. Shqyrtimin e mekanizmave për lehtësimin e kostove për bizneset.
3. Masa konkrete për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe konkurrueshmërisë së tij ndaj produkteve të importuara.

Energjia elektrike është një nga faktorët kryesorë të prodhimit dhe zhvillimit ekonomik. Prandaj, institucionet duhet të veprojnë me urgjencë, për të parandaluar dëmtimin e bizneseve, shtrenjtimin e produkteve dhe dobësimin e pozitës së prodhuesve vendorë në treg.

Prodhimi vendor duhet të mbështetet dhe të mbrohet, jo të vendoset në pozitë të pafavorshme përballë importit.

JU REKOMANDOJMË

Ibrahimi alarmon për buxhetin e arsimit: Ministria ua ndali komunave 24 milionë euro

Ibrahimi alarmon për buxhetin e arsimit: Ministria ua ndali komunave 24 milionë euro
12/11/2026 - 09:05

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi në “Click” të RTV21, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit lidhur me ndarjen e buxhetit për komunat, duke thënë...

Më shumëDetails

Seancë plenare e Kuvendit të Kosovës, në rend dite interpelanca me këtë ministër

Seancë plenare e Kuvendit të Kosovës, në rend dite interpelanca me këtë ministër
12/11/2026 - 08:31

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, ndërkaq në rend dite janë disa pika. Seanca mbahet në ora 10:00. Rendi i ditës: Miratimi i procesverbalit nga seanca e...

Më shumëDetails

Ish bashkëshorti i Arlinda Zekajt sot del para gjykatës, ja si do të zhvillohet seanca

Ish bashkëshorti i Arlinda Zekajt sot del para gjykatës, ja si do të zhvillohet seanca
12/11/2026 - 08:22

Sot del para Gjykatës Themelore në Pejë ish bashkëshorti i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, raporton Gazeta Online Veriu.info. Seanca fillon në ora 11:00 dhe do të mbahet pa...

Më shumëDetails

Komisioni për Legjislacion shqyrton sot vendimin e presidentes për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Komisioni për Legjislacion shqyrton sot vendimin e presidentes për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend
12/11/2026 - 08:03

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të mblidhet sot, në orën 09:30, për të shqyrtuar vendimin e...

Më shumëDetails

Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici

Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
11/11/2026 - 23:31

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy lokacione në Mitrovicë Veri ku zhvilloheshin lojëra të fatit-bixhozit. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar...

Më shumëDetails

Tha se vëllau i saj merret me tregtim të energjisë, Janina Ymeri e paralajmëron për padi Ilir Kërçelin

Tha se vëllau i saj merret me tregtim të energjisë, Janina Ymeri e paralajmëron për padi Ilir Kërçelin
11/11/2026 - 22:59

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai hedhi akuza së vëllai i deputetes Janina Ymeri është marre me tregtim të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Avni Ajeti, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit e quan zhvatës të Kurtit, Rrustem Mustafën: PDK-ja duhet të pastrohet nga këta injoranta!

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Lirim Mehmetaj paralajmëron incizim: Kryetari i komunës tregon se Kurti ia mundësoi hapjen e konkursit para zgjedhjeve

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • I njëjti shef i prokurimit lidh dy kontrata me të njëjtën kompani në Mitrovicë brenda dy vitesh, por çmimet për të njëjtat shërbime janë deri në 132 mijë e 650 për qind më të larta

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • ‘Lufta’ e brendshme në LDK del prej kontrollit, Osmani i bën “diss” Bajramit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë