Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lidhjet me Rusinë: Prokuroria e Shqipërisë kërkon ndihmën e Kosovës për kredinë e dyshimtë të Pacollit

18/06/2026 - 17:50
në Lajme
A A
Lidhjet me Rusinë: Prokuroria e Shqipërisë kërkon ndihmën e Kosovës për kredinë e dyshimtë të Pacollit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria shqiptare nëpërmjet ministrisë së Infrastrukturës dyshon se biznesmeni Behgjet Pacolli i ka ngarkuar detyrime të pakthyeshme Aeroportit të Vlorës nga marrëveshja e kredisë prej 100 milionë eurove që ai kishte lidhur me fondin Delphos, i cili dyshohet se ka lidhje me rusët.

Kjo ministri më 10 qershor kishte ngritur dyshimet se kompania Mabco ka paraqitur informacion të rremë për detyrimet që i ngarkohen Aeroportit të Vlorës nga kredia me Delphos, mirëpo në një reagim më 18 qershor, Pacolli ka mjegulluar edhe më shumë rastin duke bërë akuza të reja ndaj shtetit shqiptar dhe ish-bashkëpunëtorëve të tij

Pacolli ka reaguar pas raportimeve se Prokuroria e Tiranës, përmes Ministrisë së Drejtësisë, ka kërkuar nga autoritetet në Kosovë informacione mbi destinimin e mjeteve të një huaje të marrë nga kompania MABCO për projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Pacolli i cilësoi pretendimet si të pabazuara dhe tha se, nëse konfirmohen veprime të tilla nga institucionet shqiptare, ato do të përbëjnë një vazhdim të asaj që ai e quajti “qasje dekonstruktive” ndaj kompanisë MABCO.

Sipas tij, ndonëse kompania kishte paraqitur kallëzime penale, nuk ka pasur progres në trajtimin e tyre, ndërsa në anën tjetër po ndërmerren veprime hetimore ndaj MABCO-s.

Pacolli theksoi se ai dhe Emin Pacolli janë intervistuar nga autoritetet që në tetor të vitit 2025 dhe se kompania do të kishte vënë në dispozicion të gjitha historikët bankarë nëse do t’i ishin kërkuar.

Ai kundërshtoi gjithashtu pretendimet se në Shqipëri kanë hyrë vetëm 15 milionë euro, duke deklaruar se MABCO ka investuar mbi 95 milionë euro në projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

“Jo 15 milionë, as 43 milionë, por mbi 95 milionë euro janë investuar nga MABCO në projektin e VIA-s dhe kjo është e audituar dhe e konfirmuar nga auditorë ndërkombëtarë”, tha Pacolli.

Sipas tij, kompania ka kërkuar vetë që administrata tatimore shqiptare dhe institucionet përkatëse të verifikojnë të gjithë gjendjen financiare, duke theksuar se MABCO ka qenë vazhdimisht transparente dhe ka ftuar autoritetet për auditim të plotë të investimeve.

Pacolli shprehu shqetësim se pas vendimit të Gjykatës së Lartë të 26 majit 2026, me të cilin, sipas tij, MABCO doli fituese, ndaj kompanisë janë ndërmarrë “sulme, intimidime dhe veprime kundërshtuese” nga institucionet shtetërore.

Në fund të reagimit, ai deklaroi se nuk ka asnjë kundërshtim ndaj hetimeve nga organet kompetente, duke theksuar se financat e MABCO-s janë të audituara dhe të monitoruara në kohë reale.

Pacolli hodhi gjithashtu akuza ndaj ish-drejtuesve Valon Ademi dhe Valon Lluka, duke pretenduar se në të kaluarën ata kishin përfituar mbi 35 milionë euro pagesa për punë të kryera pa kontroll dhe pa miratimin e bordit të aksionarëve.

Gjetjet dëshmojnë raportimin e Paparacit në fund të vitit të kaluar, i cili kishte ngritur dyshime se marrëveshja mes Mabco-s dhe Delphos përmbante klauzola që mund të transferonin barrë financiare mbi shoqërinë koncesionare dhe vetë Aeroportin e Vlorës.

Paparaci, raportoi se si Aeroporti i Vlorës ishte hipotekuar si garanci financiare mes kompanisë së Pacollit “Mabco Constructions S.A” dhe kompanisë “Delphos Securities Sarl”, për një kredi prej 100 milionë eurosh të marrë nga Pacolli më 26 mars të këtij viti.

Dokumenti i marrëveshjes, të cilin e publikoi mediumi, për financim mes “Mabco Construction S.A” dhe “Delphos Securities Sarl” tregon se Mabco do të marrë një kredi prej 100 milionë eurosh për financim.

Nëse Pacolli nuk arrin të shlyejë kredinë me interes fillestar 7.6%, thuhet në kontratë, atëherë Aeroporti i Vlorës do t’i kalojë nën kontroll ekonomik kompanisë “Delphos Securities Sarl”.

Për këtë arsye, qeveria shqiptare i ka kërkuar Mabco-s të saktësojë nëse janë ndërmarrë veprime për përfshirjen e VIA-s në marrëveshjen e kredisë.

Deri në përfundimin e verifikimeve, Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar që të mos ndërmerret asnjë veprim, nënshkrim apo ekzekutim dokumentesh që lidhen me marrëveshjen e financimit Mabco–Delphos, duke paralajmëruar se çdo veprim i tillë mund të përbëjë shkelje serioze të detyrimeve ligjore dhe kontraktore.

Ky është rasti i parë kur qeveria shqiptare shpreh zyrtarisht shqetësimin se kredia e marrë nga Mabco mund të ketë krijuar detyrime të drejtpërdrejta mbi projektin e Aeroportit të Vlorës.

Ndërkaq, konflikti ligjor mes aksionarëve të koncensionit, 2A Group dhe MABCO Construction, nisi vitin e kaluar si pasojë e mosmarrëveshjeve mes dy palëve për kuotat e aksioneve.

Para disa muajsh, Gjykata e Tiranës vendosi në favor të kompanisë 2A Group për përjashtimin e ortakut të koncensionit, Mabco Constructions, nga e drejta e votës në bordin e ndërmarrjes.

Ndalimi nga Gjykata i votës së MABCO Construction në VIA Sh.p.k ka derivuar si pasojë e dyshimit të bazuar se ekzistonte rrezik real që Aeroporti i Vlorës të humbiste kontrollin shqiptar përmes një skeme financiare të fshehtë.

Pacolli dhe njerëzit e tij dyshohet se ia shiten aksionet e Aeroportit të Vlorës kompanisë “Delphos Securities Sarl”, duke e mashtruar aksionarin tjetër, 2A Group-in e Valon Ademit që fitoi koncensionin për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës. /Paparaci.com

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë