Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Limaj i del ‘çelik’ Kurtit, ia ofroi votat s’i mori, ia kërkon votat s’ia jep: Java e së vërtetës nisi dje

20/07/2025 - 12:29
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti e Limaj s`kanë arritur marrëveshje, priten sërish takime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ia ofroi votat, s’i mori. Tash ia kërkon votat, s’ia jep.

Një ying-yang i llojit të vet ka ngjarë mes Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt tash e tre muaj. Një rreth i vogël në gjysmen e një tërësie që assesi s’po rrumbullakësohet del të jetë shndërruar çështja e tre votave të Nismës Socialdemokrate që supozohet t’ia ndërtojë mazhorancën e thjeshtë Vetëvendosjes.

Limaj, me t’u konkluduar zgjedhjet parlamentare, doli nga rigjiditeti kampor mes Vetëvendosjes dhe ish-opozitës ku bënte pjesë dhe me tiketën e të cilëve mori tre ulëse. Por, e ridimensionoi veten.

Partive ish-opozitare, Limaj ua çoi porosinë: ose bëni marrëveshje politike mes vete deri më 15 prill – seanca e parë konstitutive – ose vetë ai detyrohet të kthejë horizont nga Vetëvendosja. Ish-opozita s’lëvizi, lëvizi Limaj.

Në takimin e parë me Albin Kurtin në Zyrë të Kryeministrit Limaj i ofroi pa-një-pa-dy votat e tij: pa asgjë në këmbim, sipas tij, veçse vendi të ketë parlament dhe institucione.

Në “Rubikon” te Adriatik Kelmendi, Limaj ndau qëndrimet se si iu paraqit Albin Kurtit dhe çka (nuk) u zhvillua:

“Çka doni nga unë? A po i doni numrat? Nëse i doni numrat s’kemi nevojë me e çu ma gjatë temën. Merri numrat e mi, unë ta votoj qeverinë e pakicës dhe shkoj rri në opozitë”, tha Fatimr Limaj.

Kështu, sipas Limajt, ai e luajti ‘altruistin’ politik. Por, Kurti deshti tjetër gjë: dhe jo veç votat e tij bllanko. Partneritet.

Kelmendi: Pse me aq kollaj me ia dhanë votat?

Limaj: Se nuk du kryeministri i jem me u ni në siklet. Adriatik, unë nuk e shantazhoj kryeministrim tem. Nuk e bëj kurrë. Qe ku i ke tre numra. Nëse je mbet në tri vota të mia. Unë dal në parlament e shpjegoj pse po t’i jap votat. Po i do votat, t’i jap unë rri në opozitë. Zoti Kurti më ka thanë ‘Jo, unë dua partneritet’. Dhe, aty unë i kam thanë këtë temë pra më mbylle, se nuk i kthehna mo kësaj. Po don partneritet? Si na sheh partner? Foli për partneritet në qeverisje. Në bisedë i ndërhyva. Mos u lodh se s’jam i interesum për qeverisje. E vlerësojmë, por s’jam i interesum. Ai u habit.

Krejt kjo më para seancës së parë konstitutive dhe gjatë saj: “gjentellmenisht”, tha Limaj, Kurti ia pranoi që t’ia jep kryeparlamentarin. Por, për shkak se s’i kishte votat, ai pa që Albulena Haxhiu ishte bërë nominantja.

Tash e më shumë se tre muaj, tre votat e Limajt janë bërë arrë e fortë për t’u thyer nga Albin Kurti, kur qysh në fillim, i kishte, sipas Limajt, me ‘altruizëm’. Takimi i fundit mes tyre, siç kuptoi Nacionale, nuk prodhoi rezultat dhe përfundoi shkurt. Por, për t’u takuar sërish.

Kanë mbetur gjashtë ditë dhe veç tri seanca kur përfundon sahati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, dhe kjo legjislaturë mund të merr fund pakthyeshëm.

Mbetet të shihet a do të jetë Limaj arra që e then veten këtë javë për të mos shkuar në zgjedhje të reja./Nacionale

JU REKOMANDOJMË

Murati shkroi për vlerën e kontratave njëburimore të vitit 2008, Bajrami: Grafikon komplet i pasaktë, ai propagandon në mungesë të rezultateve
Kryesore

Bajrami: Kurti e Murati nga 27 marsi kanë vepruar jashtëligjshëm, të reagojë Prokuroria Speciale

20/07/2025 - 17:24
Murati thotë se u bë ekzekutimi i shtesave për fëmijë sipas skemës së re
Kryesore

Hekuran Murati i reagon Isa Mustafës: Ishit shkarkuar me mocion mosbesimi

20/07/2025 - 16:50
Kryeziu: Java e pazareve, që s’ka të bëjë as me shtetin, as me ne – por vetëm me interesat e tyre
Kryesore

Kryeziu: Java e pazareve, që s’ka të bëjë as me shtetin, as me ne – por vetëm me interesat e tyre

20/07/2025 - 16:37
Zbllokohen pikëkalimet kufitare Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak
Kryesore

Fluks rekord në Morinë: Gati 800 mijë qytetarë kaluan kufirin në dy javë

20/07/2025 - 16:09
Ramadani: Policia bëri mirë me planin, sa më shumë që demokratizohet Kosova, çështja e sigurisë për zgjedhje s’do të jetë temë
Kryesore

Ramadani: Nëse vazhdohet kështu, Kosova kolapson më 4 prill 2026, s’ka as kush t’i shpallë zgjedhjet

20/07/2025 - 15:48
Labi: Jeta është politikë, do të jem sërish pjesë e saj
Lajme

Labi: Jeta është politikë, do të jem sërish pjesë e saj

20/07/2025 - 15:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti e Limaj s`kanë arritur marrëveshje, priten sërish takime

    Limaj i del ‘çelik’ Kurtit, ia ofroi votat s’i mori, ia kërkon votat s’ia jep: Java e së vërtetës nisi dje

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • U përmendën dy ministri- Detaje nga takimi, çka i ofroi Kurti Limajt?

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandal: Pas 35 mijë kg mish peshku me krimba, kompanisë “Delfin” i asgjësohen edhe 11 mijë kg miell soje me substancë kancerogjene (Dokument)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Veteran i rrejshëm”, “politikan i luksit”, deklaratat më të rënda të Limajt ndaj Kurtit dhe VV-së ndaj Limajt

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Shefi i Mossadit kërkon mbështetje nga SHBA për zhvendosjen e palestinezëve, i propozon tre shtete

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë