Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, nuk pranoi të flasë për gazetarët nëse ka arritur ndonjë dakordim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në negociatat e nisura me të.
Ai tha se komentet e tij i bën pas seancës përkundër insistimit të gazetarëve.
I pyetur për prezencën e ambasadorëve sot në sallën e Kuvendit, Limaj tha: “Mirë se kanë ardhur. Masi të kryhet seanca flasim. Komentet i kam pas seancës”.
Limaj refuzoi të flasë edhe për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për masë të përkohshme dyjavore pas përfundimit të afatit 30-ditor.