Pas bashkëpunimit me partinë e Bedri Hamzës për zgjedhjet e 7 qershorit, Limaj ka mobilizuar strukturat e subjektit të tij për ta mbështetur PDK-në në garën zgjedhore.
“Nga Kryeqyteti, me shtabin zgjedhor të NISMA në Prishtinë. Të bashkuar, i themi Stop krizës, ndrysho Kosovën!”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Ndryshe, Nisma Socialdemokratike nuk ka koalicion parazgjedhor me PDK-në, por të dy subjektet kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet e 7 qershorit, duke e lënë të hapur mundësinë që në garat e ardhshme zgjedhore të kandidojnë në një listë të vetme.











