Fatmir Limaj e ka kujtuar me fjalë të mëdha Naser Shalën, ish-komandant “Ftyrën” që vdiq mbrëmë.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të rrugëtimit të jetës dhe bashkëluftëtarit të idealeve tona më të shenjta, Naser Shala – Ftyra !
Na lidhi vendlindja dhe rinia, na bashkoi lufta për liri, dhe mbetëm bashkë edhe në betejat e pasluftës për të mbrojtur pastërtinë e luftës sonë të drejtë.
Naseri ishte njeri i zemrës së madhe, trim i lindur dhe shok i pathyeshëm. E jetoi me nder çdo sfidë dhe e mbrojti me dinjitet secilën vlerë për të cilën luftuam.Sot ndjej dhimbje të madhe për humbjen e një miku të rrallë, një vëllai të luftës dhe të jetës.
Lavdi jetës, veprës dhe kujtimit tënd të përjetshëm, Komandant Ftyra!
Miku im, prehu në paqen e përjetësisë, në dheun e lirë të Kosovës që e deshe dhe e mbrojte me jetën tënde” shkruan Limaj në Facebook.