Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Limaj zbulon detaje nga takimet me Kurtin: Kishim dakordim gojor për Kryetarin e Kuvendit

26/05/2025 - 22:02
në Lajme
A A
Limaj zbulon detaje nga takimet me Kurtin: Kishim dakordim gojor për Kryetarin e Kuvendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ndarë detaje nga takimet që ka zhvilluar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, në përpjekje për lidhjen e një koalicioni.

Limaj tha se me Kurtin janë takuar gjithsej tri herë dhe se takimi i parë mes tyre ka qenë dy ditë para seancës konstituive të 15 prillit.

Ai konfirmoi se ka kërkuar nga Kurti pozitën e Kryetarit të Kuvendit.

“z.Kurti ka ofru një opsion për qeverisje, për me qenë pjesë e Qeverisë. I kam thënë që Nisma nuk është e interesuar pjesë e Qeverisë. I kemi arsyet tona. Nëse ju doni partneritet me neve, ne mund të bëjmë partneritet në nivel Kuvendi Tani për tani s’jemi të intersuar për qeveri. Jam i gatshëm që të marrë përgjegjësinë e Kryetarit të Kuvendit dhe një paketë ligjore”, ka deklaruar Limaj.

Tutje, ai tha se në takimin e fundit kanë pas edhe dakordim gojor me Kurtin, që Limaj të bëhet Kryetar Kuvendi. Gjithë kjo tha se ka ndodhur para seancës së 15 prillit.

“Në fund të takimit të fundit, kur kemi qenë veç unë e ai, kemi pas një dakordim gojor dhe ai ka pas me shku me bisedu me partinë e vetë, unë me shku me partinë time. Ka mbetur z.Kurti të shkojë me partinë”, deklaroi Limaj në T7.

Kurti javën e kaluar ka konfirmuar se ka pasur disa takime me Limajn. Ai tha se kanë dështuar të arrijnë marrëveshje, shkaku i një parakushti të Limajt që ta kenë pozitën e Kryeparlamentarit.

Ai shprehu interesim për një koalicion me Limajn, në këmbim të ministrive.

“Unë jam shumë i interesuar që të bashkëqeverisim, pra që ata të kenë Ministri në Qeveri”, tha Kurti.
Sipas tij, një parti me tre deputetët s’mund ta ketë pozitën e Kreut të Kuvendit.

“Unë kam pasur takime me Kryetarin e Nismës Socialdemokrate. Takimet kanë kaluar në një atmosferë ku është rritur besimi, ku është rritur mirëbesimi, vullneti për të bashkëpunuar, mirëpo nuk ka pasur marrëveshje. Thjeshtë për shkak të insistimit për shkak të një parakushti për bashkëpunim në të ardhmen për pozitën e Kryeparlamentarit. Një partie me 3 deputetë t’ia japim Kryeparlamentarin, kur e kam koalicionin me një parti që e ka dyfishin e deputetëve…nuk ishte një gjë e mundur”, deklaroi Kurti në RTK.

Ai tha se është lajm që Limaj është kthyer në Kuvend, teksa shtoi se AAK’ja e kaloi pragun falë tij.

“Është lajm që Fatmir Limaj, Komandant “Çeliku” është kthyer në Kuvendin e Republikës, që Nisma Socialdemokrate, që do të duhej të jetë parti simotër me VV’në i ka 3 deputetët në Kuvendin. Le të mos harrojmë, jo vetëm që u kthye Fatmir Limaj në Kuvendin e Republikës, por njëkohësisht ia mundësoi AAK’së ta kalojë pragun. Pa Nismën, AAK’ja kësaj radhe do të ngelej nën prag”, deklaroi Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Shala: Liburn Aliu nuk është më pjesë e Vetëvendosjes
Lajme

Shala: Liburn Aliu nuk është më pjesë e Vetëvendosjes

27/05/2025 - 22:59
Kraki: Këta që Radojçiqit ia hiqnin fletarrestet i vërsulen endacaçke Ministrit që krim të vetëm kishte ringjalljen e bujqësisë
Lajme

Kraki: Këta që Radojçiqit ia hiqnin fletarrestet i vërsulen endacaçke Ministrit që krim të vetëm kishte ringjalljen e bujqësisë

27/05/2025 - 22:45
Deda: Bllokada në Kuvend po sjell hajër, po dalin keqpërdorimet
Lajme

Deda: Bllokada në Kuvend po sjell hajër, po dalin keqpërdorimet

27/05/2025 - 22:28
Guri: Kurti në vend që ta shkarkonte Pecin po e lavdëron – Gërvallën askush s’e merr seriozisht
Lajme

Guri: Kurti në vend që ta shkarkonte Pecin po e lavdëron – Gërvallën askush s’e merr seriozisht

27/05/2025 - 22:12
Pasi u intervistua nga Prokuroria, Kurti i del në mbrojtje Pecit – e lavdëron për “qeverisje të mirë”
Lajme

Pasi u intervistua nga Prokuroria, Kurti i del në mbrojtje Pecit – e lavdëron për “qeverisje të mirë”

27/05/2025 - 22:05
Vetevendosja mblidhet për të organizuar “Javën e Lëvizjes së popullit”
Lajme

Vetevendosja mblidhet për të organizuar “Javën e Lëvizjes së popullit”

27/05/2025 - 21:34

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Afera me fabrikën e mbetjeve shtazore/ Bastiset kompania e biznesmenit multimilioner nga Ferizaj

    Afera me fabrikën e mbetjeve shtazore/ Bastiset kompania e biznesmenit multimilioner nga Ferizaj

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Shala: Liburn Aliu nuk është më pjesë e Vetëvendosjes

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Inspektorati Shëndetësor zbarkon në “Spitalin Amerikan 2”, kapen tre mjekë turq duke punuar pa licencë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Pasi Veriu.info publikoi skandalin se iu gjetën mbi 30 tonë mish peshku me krimba, Reçica i PDK-së viziton “Mediteran -N” të Nikollë Dodajt

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Prokurori Shala jep detaje lidhur me bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë