Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lirohen të gjithë kryesuesit e Qendrës Komunale të Numërimit në Mitrovicë

02/02/2026 - 19:17
në Kryesore, Lajme
A A
Njoftim për regjistrimin online të votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur sot, të hënën (02.02.2026), lirimin e të gjithë kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), të cilët ishin ndaluar nën dyshimet për manipulim të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dhjetorit 2025.

Vendimi i Gjykatës vjen një ditë pasi Prokuroria Themelore e Mitrovicës kishte paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë kryesuesve të QKN-ve, të përfshirë në procesin e numërimit të votave në komunat e Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Prokuroria kishte njoftuar se hetimet ishin iniciuar mbi dyshimet për parregullsi dhe manipulim gjatë numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Në kuadër të këtyre hetimeve, gjithsej 43 kryesues të QKN-ve ishin intervistuar në stacionet policore në Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë të Veriut, ndërsa 34 prej tyre ishin ndaluar për 48 orë, 21 në jug dhe 13 në veri të qytetit.

Megjithatë, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe materialeve të paraqitura, Gjykata ka vendosur që të mos caktojë masën e paraburgimit, duke i liruar të gjithë të ndaluarit.

Njoftimi nga Gjykata:

Të pandehurit mbrohen në liri

Mitrovicë, 2 shkurt 2026 – Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot ka mbajtur tri (3) seanca dëgjimore lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë (10) të pandehurve.

Pas shqyrtimit të kërkesave dhe vlerësimit të provave të paraqitura, Gjykata ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve: R.J., L.H., N.D., A.N., B.F., H.S., Sh.N., Y.S., D.K. dhe S.S., duke vendosur që të njëjtit të mbrohen në liri.

Të pandehurit dyshohen se, secili veç e veç, kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 216 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka vlerësuar se, në këtë fazë të procedurës penale, nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

https://mitrovice.gjyqesori-rks.org/2026/02/02/te-pandehurit-mbrohen-ne-liri/?_thumbnail_id=7811&fbclid=IwZnRzaAPtyLxleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAo2NjI4NTY4Mzc5AAEemlLGHKVUCn84KOyNbUAthuW3ivkaKEqXGgX_NHB9diWuvqQMJG-SXTKRKoQ_aem_DU8V35PcsaCI132mG_lhrg

 

 

JU REKOMANDOJMË

“Në Letanc zgjedhjet u mbajtën fshehur”, Veliu ngre dyshime për manipulime, gishtin e çon nga “ushtria e dokut”
Lajme

Rizgjedhja e Abdixhikut si kryetar, reagon për herë të parë Veliu: LDK nuk është pronë personale, baza vendos fatin e partisë

02/02/2026 - 20:18
Gjobitet PSD’ja, s’e lajmëruan protestën kundër Marrëveshjes së Ohrit
Lajme

Molliqaj i ashpër me Abdixhikun, përmend zgjedhjen e presidentit

02/02/2026 - 20:11
Syla: Kurti i harxhoi 31 milionë në udhëtime, 30 milionë kushton një fabrikë e ujit
Lajme

Syla: LDK po jep shenjë pro pushtetit, e zgjodhën rrugën nga Albin Kurti dhe Vetëvendosje

02/02/2026 - 19:58
Tahiri: Me Ramush Haradinajn president, “të gjithë do të flinim rehat”
Kryesore

Tahiri: Me Ramush Haradinajn president, “të gjithë do të flinim rehat”

02/02/2026 - 18:54
Aksion i Doganës dhe Policisë, kapën dy kilogram narkotikë në Merdarë
Kryesore

Aksion i Doganës dhe Policisë, kapën dy kilogram narkotikë në Merdarë

02/02/2026 - 18:28
AARC-ja: Nuk ka sovranitet për Kosovën pa mbështetjen e ShBA-së, të veprohet pa vonesë për krijimin e institucioneve
Kryesore

Ambasada amerikane: Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe minon partneritetin SHBA-Kosovë

02/02/2026 - 18:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • U zbuluan duke ofruar shërbime dermatologjike pa licencë, Inspektorati gjobiti rëndë doktorët e Klinikës “Hermosa” (Dokument)

    U zbuluan duke ofruar shërbime dermatologjike pa licencë, Inspektorati gjobiti rëndë doktorët e Klinikës “Hermosa” (Dokument)

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Grupi multietnik pa Vetonin, deputeti e akuzon ministrin në detyrë të qeverisë “Kurti”

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • ​Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Plagoset në Mitrovicë F.H., arrestohet i dyshuari Q. Kurti

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Dalin bisedat e Lajçak me Epstein për gratë dhe takimin me Lavrov: “Janë të reja për ty”, “mos u bë i keq, nuk më ke parë në aksion”

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë