Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lista e dëshmitarëve në gjykimin për skandalin me rezerva shtetërore të Rozeta Hajdarit, s’mungon as Kurti

23/11/2025 - 14:03
në Kryesore, Lajme
A A
Pas PDK edhe AAK kërkon shkarkimin e Rozeta Hajdarit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe dy zyrtarëve të po kësaj ministrie, Hafiz Gara e Irfan Lipovica, janë akuzuar nga Prokuroria Speciale se i kanë shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit, me rastin e blerjes së mallit për rezervat shtetërore.

Më 10 dhjetor 2025 nis gjykimi për korrupsion në rastin e “Rezervave shtetërore” ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit.

Gazeta Metro ka siguruar listën e plotë të dëshmitarëve që do të lexohen në proces, ku ndër këta emra është edhe ai i Albin Kurtit, Kryeministër në shkuarje.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) i akuzon Hajdarin, Lipovicën dhe Garën për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”, ndërsa Muharremin për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Sipas aktakuzës, buxheti është dëmtuar për 2,912,134.78 euro.

Këta  dyshohet se kanë negociuar dhe nënshkruar kontrata me kompani të huaja për grurë, vaj dhe sheqer, ku disa mallra nuk janë pranuar dhe çmimet ishin më të larta se mesatarja e tregut.

Dëshmitarët në proces janë:
Albin Kurti
Nezir Idrizi
Besarta Binaku
Rexhep Bllaca
Ermal Kutllovci
Ekrem Avdyli
Adem Krasniqi
Bexhet Asllanaj
Mensur Azemi
Daut Latifaj
Mevlyde Beqiri
Enver Hajrullahu
Rabije Kosumi
Sead Shehu
Agron Sadiku

Gazeta Metro posedon shënimet e kompletuara të personave në fjal, por për ruajtje të privatësisë nuk i ka publikuar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 11 nëntor 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit lidhur me rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”.

Ministrja Hajdari, ish-zëvendëssekretari i MINT, Irfan Lipovica, si dhe drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore në MINT, Hafiz Gara, akuzohen për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”. Ndërsa, afaristin Ridvan Muharremi i njohur si “Ridi”, PSRK-ja po e akuzon për kryerjen e veprës penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Bazuar në aktakuzën e PSRK-së, të pandehurit Rozeta Hajdari në cilësinë e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica si zëvendëssekretar dhe Hafiz Gara në pozitën e Drejtorit të Departamentit të Rezervave Shtetërore, në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, duke iu shmangur procesit të konkurrencës, me procedurë të negocimit kishin negociuar dhe më pas nënshkruar kontratën me kompaninë turke “Yafe Turizm Indaat Sanayi ve Ticaret Anonim Sirketi” me seli në Bursa të Turqisë, për blerjen e 10 mijë tonë grurë me çmim prej 4,834,778.00 euro. Aty thuhet se çmimi për blerje të grurit ishte kontraktuar 193.48 euro më i lartë sesa çmimi mesatar i tregut.

Në aktakuzë më tej thuhet se të pandehurit Hajdari, Lipovica dhe Gara kanë negociuar dhe nënshkruar kontratë edhe me kompaninë “Xanto SP. ZO. O” me seli në Gdynia të Polonisë për blerjen e 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kilogramë sheqer. Mirëpo, përkundër pagesës së kryer, malli nuk ishte pranuar asnjëherë.

Hajdari, Lipovica, Gara ngarkohen se zbuluan fshehtësinë zyrtare duke ia vënë në dispozicion Muharremit informatën për vendndodhjen e deponimit të grurit si mall i rezervës shtetërore.

Rasti i rezervave shtetërore

Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore.

Në mesin e tyre kanë qenë edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

Në këtë Ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku ishte pretenduar se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.

Hajdari ka thënë se blerjet për rezerva shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin, por nuk ka dhënë më shumë hollësi, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.

Ajo e ka akuzuar policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.

Kurti i ka dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”.

Çka tha vetë Hajdari për aktakuzën?
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka mbajtur konferencë për media më 14.11.2025 rreth aktakuzë së ngritur ndaj saj nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

Sipas Hajdarit të gjitha provat që PSRK i ka mbledhur për ngritje të aktakuzës për rastin e rezervave shtetërore janë marrë në mënyre të kundërligjshme.

Sipas saj, hetuesit e PSRK kanë marrë prova ndonëse nuk kishin certifikatë të sigurisë, duke u mundësuar atyre qasje në dokumente që janë të klasifikuar si sekret shtetëror.

Sipas Hajdarit, rrezikimi i sigurisë shtetërore është bërë nga vetë PSRK gjatë hetimit të rastit.

“Të gjitha provat e Prokurorisë Speciale janë mbledhur jashtëligjshëm përmes hetuesve që kanë zbatuar urdhrin e prokurorit Valdet Gashi i cili i ka dërguar në MINT pa certifikatë të sigurisë. Kjo ndodhi në gusht të vitit 2023 ku dy policë hetues pa certifikatë të sigurisë, pa leje të qasjes në këto dokumente të klasifikuara, kanë marrë materialin brenda një ore në Departamentin të rezervave shtetërore të mallrave në kuadër të MINT-it duke u thirrë në autorizimin e prokurorit Valdet Gashi”.

Hajdari tutje përmendi edhe prokurorët specialë që kanë ngritur aktakuzën për këtë rast, duke specifikuar me emra e mbiemra, Valdet Gashin dhe Milot Krasniqin, për të cilët tha se nuk kanë të fituar asnjë rast gjyqësor nga ngritjet e aktakuzave.

Sipas ministres në detyrë, kompanitë që nuk i kanë sjellë mallrat që janë të destinuara për rezerva shtetërore tashmë janë paditur dhe paratë që janë paguar për mallra do të kthehen.

JU REKOMANDOJMË

Analistët: Dialogu ndikoi në përplasjen mes Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Maliqi: Që kur Kurti dhe Osmani kanë ardh në pushtet, marëdhëniet me Amerikën nuk janë të mira, skandal!
20/03/2026 - 22:53

Analistët politikë vlerësojnë se edhe çështja e dialogut ka ndikuar në acarimin e raporteve ndërmjet Vjosa Osmanit e Albin Kurtit. Ndërkohë, raporti i ri për zgjerim i Parlamentit...

Më shumëDetails

“Shkatërruam gjithçka”, Trump optimist: E kemi fituar luftën me Iranin

Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë luftën kur SHBA të jetë gati
20/03/2026 - 22:38

Presidenti Donald Trump deklaroi sot se beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë “fituar” luftën me Iran. Duke folur për mediat ndërsa largohej nga Shtëpia e...

Më shumëDetails

Trump: Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për bazat ‘shumë i vonuar’

Trump: Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për bazat ‘shumë i vonuar’
20/03/2026 - 22:30

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se veprimi i Mbretërisë së Bashkuar për përdorimin e bazave të saj ka qenë një “përgjigje shumë e vonuar”. Duke folur jashtë Shtëpisë...

Më shumëDetails

Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë luftën kur SHBA të jetë gati

Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë luftën kur SHBA të jetë gati
20/03/2026 - 22:22

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se se SHBA-ja ka goditur Iranin “shumë fort”. Ai ka shtuar edhe se: “Nuk e di nëse...

Më shumëDetails

Situata në Lindje të Mesme, Reuters: SHBA po dërgon 2 mijë e 500 marinsa dhe tre anije të tjera shtesë në rajon

Situata në Lindje të Mesme, Reuters: SHBA po dërgon 2 mijë e 500 marinsa dhe tre anije të tjera shtesë në rajon
20/03/2026 - 22:01

Ushtria amerikane po vendos mijëra marinsa në Lindjen e Mesme, thanë zyrtarët për Reuters të premten, ndërsa Presidenti Donald Trump akuzoi aleatët e NATO-s për “frikë” për shkak...

Më shumëDetails

Serbia ul akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Serbia ul akcizat në produktet e naftës për 40 për qind
20/03/2026 - 21:53

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se shteti që udhëheq do t’i ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind, në mënyrë që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    260 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë