Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lista Serbe dënohet me mbi 60 mijë euro për shkak të shkeljes së rregullave në fushatë

17/10/2025 - 11:33
në Lajme
A A
Lista Serbe dënohet me mbi 60 mijë euro për shkak të shkeljes së rregullave në fushatë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lista Serbe e dirigjuar nga Beogradi, rezulton të jetë shkelësja më e madhe e kodit të sjelljes gjatë fushatës zgjedhore në Republikën e Kosovës. Kjo vërtetohet në atë ku Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) shqiptoi gjoba e ndaj subjekteve politike që gjatë fushatës në zgjedhjet lokale shkelën kodet e sjelljes.Bazuar në regjistrin e PZAP-së, nga 118 mijë e 700 euro, Listës Serbe, i është shqiptuar gjoba 60 mijë e 600 euro.

Gjobën më të lartë, prej 30 mijë eurosh, e mori Lista Serbe për shkak të fjalimit të kryetarit të saj, Zlatan Elek, gjatë tubimit parazgjedhor në Graçanicë.Paneli vendosi të ndëshkojë këtë parti sepse Elek në fjalimin e tij e quajti Graçanicën “zemër serbe që rreh për të gjithë në Kosovë e Metohi”.

“Graçanica është fe, Graçanica është komb, Graçanica është zemra serbe që rreh për të gjithë ne në Kosovë e Metohi… Vetëm të bashkuar dhe unikë mund t’i ruajmë shenjtëritë tona, manastirin e Graçanicës, kishat tona, cirilikën tonë, kombin tonë, fëmijët tanë, të ardhmen tonë. Prandaj më 12 tetor votojmë serbisht, votojmë për Listën Serbe, votojmë për numrin 170, votojmë për Novak Zhiviqin për kryetar të Graçanicës”, tha Elek më 9 tetor gjatë tubimit elektoral.Trupi gjykues, i kryesuar nga Bujar Muzaki, e kualifikoi këtë mesazh si poshtërues dhe të mbushur me urrejtje, duke vlerësuar se përdorimi i tij cenon procesin demokratik zgjedhor.

Lista Serbe u gjobit edhe mbi bazën e ankesës së partisë së Nenad Rashiqit – Për liri, drejtësi dhe mbijetesë, për shkak të materialeve promovuese të vendosura në objekte publike.Sipas ankesave të GI “Fytyrë e re – Drejtësia popullore”, Lista Serbe u gjobit me 15.000 euro.
Sipas të dhënave të PZAP-it, subjekti i dytë më i dënuar për shkelje të rregullave zgjedhore ishte Sokol Halili në Skenderaj. Halili u gjobit pasi e krahasoi kundërkandidatin nga Partia Demokratike e Kosovës, Sami Lushtaku, me Milan Radoiçiqin.Atij iu shqiptua një gjobë prej 17.000 euro. Pas tij, sipas lartësisë së gjobave, vijnë LDK, Lëvizja Vetëvendosje, PDK…
Është dënuar edhe partia e Rashiqit “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë” me 4.000 euro, “Unioni Socialdemokrat” (SDU) – 3.000 euro, “Partia e Re Demokratike” (NDS) – 3.000 euro, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) – 3.000 euro dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 1.300 euro.Partia Socialdemokrate (PSD), kandidati i Gorancëve Nedžmedin Sejdilar, subjekti politik serb “Fytyrë e re – Drejtësia popullore”, “Lëvizja Parlamentare e Romëve të Kosovës” dhe “Partia Demokratike Turke e Kosovës” po ashtu janë dënuar. Këto subjekte politike janë gjobitur me nga një mijë euro ose më pak.

JU REKOMANDOJMË

Shekerinska: Ballkani Perëndimor mbetet prioritet strategjik i NATO-s
Lajme

Shekerinska: Ballkani Perëndimor mbetet prioritet strategjik i NATO-s

17/10/2025 - 13:38
Ngjarja e rëndë në Prizren, dëshmitari tregon tmerrin pas rastit: E kemi larë gjakun deri në katin e katërt
Lajme

Ngjarja e rëndë në Prizren, dëshmitari tregon tmerrin pas rastit: E kemi larë gjakun deri në katin e katërt

17/10/2025 - 13:35
Kolona e veteranëve dhe qytetarëve duke e kaluar kufirin për të shkuar në protestë në Tiranë – pamje
Lajme

Kolona e veteranëve dhe qytetarëve duke e kaluar kufirin për të shkuar në protestë në Tiranë – pamje

17/10/2025 - 13:24
‘Drama’ në Mitrovicë, verifikimi gjen parregullsi -Huqje votash, fletëvotime të dëmtuara e mungesë të numrave serikë
Kryesore

‘Drama’ në Mitrovicë, verifikimi gjen parregullsi -Huqje votash, fletëvotime të dëmtuara e mungesë të numrave serikë

17/10/2025 - 13:09
Eskorta u pa në kufirin Kosovë-Shqipëri, merret vesh se Osmani ka shkuar në Tiranë për arsye personale, jo në protestë
Kryesore

Eskorta u pa në kufirin Kosovë-Shqipëri, merret vesh se Osmani ka shkuar në Tiranë për arsye personale, jo në protestë

17/10/2025 - 12:58
Deputetë finlandezë vijnë në Kosovë, i pret Basha: Jemi popull që besojmë në vlerat perëndimore
Lajme

Deputetë finlandezë vijnë në Kosovë, i pret Basha: Jemi popull që besojmë në vlerat perëndimore

17/10/2025 - 12:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Numërimi i votave për asamble në Mitrovicë drejt fundit, VV e Guxo mbeten larg nga Arian Tahiri

    Verifikohen 74% të vendvotimeve në Mitrovicë: Kjo është diferenca mes PDK-së dhe LVV-së

    352 Shpërndaje
    Shpërndaje 141 Tweet 88
  • Gara për Asamble në Prishtinë, këta janë top kandidatët më të votuar

    249 Shpërndaje
    Shpërndaje 100 Tweet 62
  • Zyrtare: Pas verifikimit të votave del se Arian Tahiri u dëmtua për 13 vota në një shkollë, Faton Peci për 6

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Votat e qendrës komunale për Vushtrri: Kjo është diferenca mes PDK-së dhe LVV-së

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Gara për Asamble në Mitrovicë, kjo është top 5-shja e PDK-së

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë