Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ngjarja e rëndë në Prizren, dëshmitari tregon tmerrin pas rastit: E kemi larë gjakun deri në katin e katërt

17/10/2025 - 13:35
në Lajme
A A
Ngjarja e rëndë në Prizren, dëshmitari tregon tmerrin pas rastit: E kemi larë gjakun deri në katin e katërt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një dëshmitar ka treguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Prizren, ku një burë theri me thikë bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur. Dëshmitari thotë ta kenë larë gjakun deri në katin e katër ku kishte ikur vajza.

Viktimat janë M.A., gruaja 49-vjeçare, dhe vajza 12-vjeçare. I dyshuari për këtë akt është B.G.

“Pas e krye punën vet forenzika, e kam thirr pronarin e banesës. Ka ardhur pronari dhe së bashku me të, kemi filluar prej shkallëve, kemi dal e kemi larë gjakun deri në aktin e tretë, deri në të katërtin, se edhe një kat më lart ka shkuar fëmija, ka ik”, ka thënë ai.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prizren, të dy viktimat ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa i dyshuari është arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, duke marrë parasysh trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe rëndësinë e mbrojtjes së viktimave në këto raste, informon opinionin publik se me datë 17.10.2025 rreth orës 00:20min pas mesnatës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, policia ka pranuar informatën për një rast të dhunës në familje. Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore. Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur. Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje.

Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë. Policia dhe njësia e teknikës kriminalistike kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, në koordinim me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda.

Gjatë intervenimit, në hyrje të banesës është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri i cili është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme. Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të pandehurit në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Brenda afatit ligjor, për të njëjtin prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Prokuroria Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit””, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Ndalet për kontroll në Obiliq, Policia i gjen pistoletë “Beretta” me 15 fishekë në veturë 64 vjeçarit, përfundon në pranga

Kreu tri vjedhje- Bie në duart e policisë hajni (A.B)
19/07/2026 - 10:22

Një kontroll rutinë i Policisë në Obiliq ka përfunduar me sekuestrimin e një arme zjarri dhe municionit, ndërsa një 64-vjeçar është shoqëruar në stacion policor dhe po hetohet...

Më shumëDetails

Bllokohen mërgimtarët në kufirin Kroaci-Serbi, nuk iu lejohet lëvizja – kërkojnë ndërhyrjen e shtetit

Bllokohen mërgimtarët në kufirin Kroaci-Serbi, nuk iu lejohet lëvizja – kërkojnë ndërhyrjen e shtetit
19/07/2026 - 10:01

Numër i madh i mërgimtarëve nga Kosova raportohet se kanë mbetur të bllokuar në pikëkalimin kufitar Bajakovo-Lipovac, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë që nga ora 02:00 e...

Më shumëDetails

Bëhen “kërrsh” familjarët mes vete në Prishtinë, arrestohen katër persona

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
19/07/2026 - 09:30

Katër persona janë arrestuar në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje familjare, gjatë së cilës dyshohet se kanë sulmuar dhe kanosur njëri-tjetrin. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka...

Më shumëDetails

Sulmon fizikisht djalin dhe tenton të hidhet nga kati i dytë, arrestohet llapjani

Babë e bijë në pranga për vrasjen e rëndë në Ferizaj – nëna si dëshmitare
19/07/2026 - 09:16

Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën në Podujevë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij dhe më pas ka tentuar...

Më shumëDetails

Hysni Gucati paraqitet para Gjykatës në Drenas

Gucati për protestën në Hagë: Kërkojmë nga Gjykata drejtësi të mirëfilltë, jo drejtësi politike
19/07/2026 - 09:07

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Drenas, kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, do të paraqitet në një seancë gjyqësore. Në komunikatën e lëshuar për media, u bë e...

Më shumëDetails

Sonte vendoset kampioni i botës: Spanja dhe Argjentina në finalen historike

Sonte vendoset kampioni i botës: Spanja dhe Argjentina në finalen historike
19/07/2026 - 08:41

Spanja dhe Argjentina do të përballen sonte në finalen e Kupës së Botës 2026, në një duel që nis në orën 21:00 dhe pritet të mbajë të gozhduar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari i arrestuar për goditjen me thikë të 30-vjeçarit (B.M.) në Mitrovicë (Emri)

    Ky është i dyshuari i arrestuar për goditjen me thikë të 30-vjeçarit (B.M.) në Mitrovicë (Emri)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Luana Vjollca ndez rrjetin, publikon video me fustan provokues (Pamje)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Video e rrallë, përplasja e Rugovës me një gazetare franceze për shkak të shkuarjes në Beograd: Duhet të jeni më njerëzore…

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Këta janë të arrestuarit për të shtënat në Llapnasellë – njëri posedonte armë me leje për mbajtje dhe bartje

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • A rrezikon të shtyhet finalja e Botërorit, mes Spanjës dhe Argjentinës?

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë