Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lladrovci: Liria jonë ka rrënjët në veprimtarinë atdhetare të gjeneratave të tëra

22/09/2026 - 18:43
në Lajme
A A
Lladrovci: Liria jonë ka rrënjët në veprimtarinë atdhetare të gjeneratave të tëra
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në përvjetorin e kalimit në amshim të heroit dhe heroinës së kombit Fehmi e Xhevë Lladrovcit me bashkëluftëtarë, familjarët e dëshmorëve, martirëve, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, me qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe pranë Memorialit të dëshmorëve në Gllanasellë.

Ramiz Lladrovci ka theksuar se “Liria jonë ka rrënjët në veprimtarinë atdhetare të gjeneratave të tëra, fati e deshti që gjenerata jonë të marrë hapin historik, hapin e çlirimit nga okupatori, duke qenë të bindur se më e çmuar është liria se jeta”

Postimi i Lladrovcit:

Para 28 vitesh, kur fronti për çlirim kishte marrë përmasa të papara deri atëherë kundër okupatorit serb në Kosovë, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës po bëhej përcaktuese e çlirimit, Gllanasella u bë vendi ku u përjetësuan heroi dhe heroina e kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci.

Ashtu siç jetuan e vepruan të pandarë, Feha e Xheva ishin të pandarë në vendin dhe kohën e kalimit në lavdinë e përjetshme, u bënë shembull i jashtëzakonshëm dhe trashëgimi heroike për brezat.

Heroi dhe heroina, Feha e Xheva, me jetën dhe veprën e tyre e shkruan dhe përshkruan të drejtën tonë për liri, lavdinë e luftës sonë, me bashkëluftëtarët që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.

Në këtë ditë përkujtimi, nderojmë dhe përkulemi, para jetës e veprës së bashkëluftëtarëve të tyre që dhanë jetën për liri, Fatime Hetemit, Shefqet Zekës, Behxhet Karaxhës, Milazim Karaxhës dhe Hamit Lladrovcit.

Liria jonë ka rrënjët në veprimtarinë atdhetare të gjeneratave të tëra, fati e deshti që gjenerata jonë të marrë hapin historik, hapin e çlirimit nga okupatori, duke qenë të bindur se më e çmuar është liria se jeta.

Lavdi jetës dhe veprës heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Fatimes, Shefqetit, Behxhetit, Milazimit dhe Hamitit!

Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në nderim të dëshmorëve, familjarët, bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët dhe qytetarët e shumtë, në veçanti familjarët e dëshmorëve të cilët prehen në varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu fton në takim familjet e ish-krerëve të UÇK-së

Haxhiu fton në takim familjet e ish-krerëve të UÇK-së
22/09/2026 - 18:36

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim familjet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Burime të IndeksOnline brenda Presidencës bëjnë me dije se...

Më shumëDetails

Skandaloze: Në sytë e Speciales drejtësia në Kosovë shihet e korruptuar, kërkohet që dëmshpërblimi në rastin e krerëve të UÇK-së të jepet në Hagë

Skandaloze: Në sytë e Speciales drejtësia në Kosovë shihet e korruptuar, kërkohet që dëmshpërblimi në rastin e krerëve të UÇK-së të jepet në Hagë
22/09/2026 - 18:19

Në dokumentet publike më të fundit të paraqitura pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, përfaqësuesi i viktimave ka prezantuar argumente tronditëse mbi gjendjen e sistemit ligjor...

Më shumëDetails

“Beteja s’ka mbaruar”/ Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së, djali i Hashim Thaçit: Vendimi na ka lënduar, por nuk na mposht

“Beteja s’ka mbaruar”/ Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së, djali i Hashim Thaçit: Vendimi na ka lënduar, por nuk na mposht
22/09/2026 - 18:12

Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, ka reaguar me një deklaratë ekskluzive për emisionin ‘Ftesë në 5’ pas dënimit të ish-liderëve të UÇK-së me 81 vite burg. Endrit...

Më shumëDetails

“Për lirinë që na e sollën”, edhe Hannoveri marshon për çlirimtarët

“Për lirinë që na e sollën”, edhe Hannoveri marshon për çlirimtarët
22/09/2026 - 18:10

Në Hannover të Gjermanisë do të mbahet një marshim në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Marshimi do të zhvillohet të shtunën, më 26 shtator 2026,...

Më shumëDetails

SHBA’ja dhe Danimarka arrijnë marrëveshje për Grenlandën

SHBA’ja dhe Danimarka arrijnë marrëveshje për Grenlandën
22/09/2026 - 18:03

Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar si “madhështore” marrëveshjen e re të sigurisë me Danimarkën dhe Grenlandën, e cila synon forcimin e pranisë dhe sigurisë së Shteteve...

Më shumëDetails

Policia gjermane shpall në kërkim të riun nga Vushtrria, dyshohet se privoi nga jeta një 15-vjeçar

Policia gjermane shpall në kërkim të riun nga Vushtrria, dyshohet se privoi nga jeta një 15-vjeçar
22/09/2026 - 17:42

Policia gjermane ka shpallur në kërkim publik 23-vjeçarin Albin Bejtullahu, shtetas kosovar nga Vushtrria, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një 15-vjeçari në qytetin Marsberg të Gjermanisë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • A mund të ketë aktakuza të reja nga Specialja? Ja çfarë thotë avokati amerikan i Thaçit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • 4 vjet e gjysmë burgim për biznesmenin Vesel Jusaj për vdekjen e 40-vjeçarit në “Delta Group”

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dardan Krasniqi tërheq postimin për Gani Gecin, publikon edhe pjesën videos ku realisht ai kishte thënë se Idriz Rrecin e ka vra Serbia

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • VV-ja i kthen përgjigjen PDK-së për nismën ligjore lidhur me Specialen në Kuvend: Fillimisht presim që Kushtetuesja të vendos për konstituimin e Kuvendit

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë