Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lladrovci: Po punojmë që gjendja të normalizohet në komunën e Drenasit

11/01/2026 - 19:47
në Kryesore, Lajme
A A
Lladrovci: Po punojmë që gjendja të normalizohet në komunën e Drenasit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me rastin e vështirësive të shkaktuara në komunën e Drenasit, nga vërshimet, bora, ngricat dhe mungesa e ujit, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci ka theksuar se po punohet që gjendja të normalizohet, ndërsa niveli parashkollor dhe shkollor pushon deri të mërkurën.Postimi i Lladrovcit në Facebook:
Po punojmë që gjendja të normalizohet në komunën e Drenasit!Ditën e fillova në rrugët me borë, rrugë të vërshuara nga uji i paparë dhe ankesat për mungesën e ujit të pijes.

Gjatë gjithë ditës, me ekipet emergjente, me kompanitë e kontraktuara për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, me Policinë e Kosovës, Njësinë e zjarrfikësve, qytetarët dhe kompanitë private, u përpoqëm të bëjmë më të mirën për tejkalimin e situatës.Në lagjet dhe familjet më të rrezikuara, bëra vizita, duke shprehur solidaritetin njerëzor, ku theksova se ato nuk janë vetëm dhe po punojmë me të gjitha mundësitë për ta përmirësuar gjendjen.
Uji mungon në disa pjesë të komunës dhe këtë shqetësim e kam ngritur me urgjencë.Me gjithë angazhimin e Ujësjellësit dhe vështirësive, të gjithë po e bëjnë të pamundurën për ta rikthyer normalitetin në tërë komunën edhe furnizimin me ujë.

Kërkoj nga qytetarët të jenë të kujdesshëm në trafik e të mos lëvizin pa nevojë, të jenë të përgatitur me pajisjet dimërore dhe të respektojnë ndalesat për rrugët e vërshuara apo ende të papastruara nga akulli.Kompanitë e kontraktuara për pastrimin e borës dhe rrugëve, gjatë tërë ditës kanë qenë në krye të detyrës, duke qenë në shërbim të qytetarëve dhe në përpjekje për të normalizuar gjendjen.
Për shkak të rrethanave të krijuara nga vërshimet, bora, ngricat dhe mungesa e ujit, kam marrë vendim të pezullohet vijimi i mësimit në të gjitha nivelet e arsimit parashkollor e shkollor në komunën e Drenasit, deri të mërkurën, më 14.1.2026.Të gjitha familjet dhe kompanitë në komunën e Drenasit të dëmtuara nga vërshimet, duhet të kërkojnë vlerësimin e dëmeve nga Komisioni komunal, por, procedurat rreth kompensimit duan kohë për kompensim nga niveli qendror.

Falënderoj qytetarët për mirëkuptim e bashkëpunim si dhe kompanitë private dhe qytetarët të cilët ndihmuan dhe po ndihmojnë në tejkalimin e situatës të shkaktuar nga vërshimet, bora, ngricat dhe mungesa e ujit.

Screenshot

JU REKOMANDOJMË

Si i ndau Durmishi rreth 19 milionë euro në orët e fundit si Ministër? U shpërblyen edhe dostat e tij

Si i ndau Durmishi rreth 19 milionë euro në orët e fundit si Ministër? U shpërblyen edhe dostat e tij
24/03/2026 - 12:29

Disa orë para se të votohej Qeveria Kurti 3, Ministria e Infrastrukturës ka dhënë tetë kontrata milionëshe për mirëmbajtje të rrugëve nacionale dhe rajonale nga tenderi 35 milionësh....

Më shumëDetails

Maqedonci thotë se pengesë për dërgimin e FSK-së në Gaza është “kuvendi jofunskional”

Maqedonci: Investimet në ushtri nënkuptojnë siguri për qytetarët
24/03/2026 - 11:47

Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, tha se për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza pengesë e ka kuvendin jofunksional. Maqedonci tha se një vendim i...

Më shumëDetails

“Me një vendim qeveria mund ta ulë çmimin e naftës në 1.35 euro”

“Me një vendim qeveria mund ta ulë çmimin e naftës në 1.35 euro”
24/03/2026 - 11:20

Berat Rukiqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës referuar çmimeve të larta të naftës që kanë kapluar vendin dhe botën pas bllokimit të Ngushticës së Hormuzit, tha se Qeveria...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

Vjosa Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë
24/03/2026 - 11:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi ndërhyrjen e NATO-s 27 vjet më parë për të ndaluar shfarosjen e popullit të Kosovës nga Serbia, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes...

Më shumëDetails

Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës

Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës
24/03/2026 - 10:20

Kryetarja e kuvendit Albulena Haxhiu ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999, ditën kur NATO-ja nisi bombardimet ndaj caqeve ushtarake serbe.  Ajo ka thënë se bombardimet e NATO-s...

Më shumëDetails

27 vjetori, Shea: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë shpëtoi jetët e kosovarëve

27 vjetori, Shea: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë shpëtoi jetët e kosovarëve
24/03/2026 - 09:57

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, në një intervistë për RTKLive, në përvjetorin e 27-të të fillimit të sulmeve ajrore të NATO-së ndaj ish-Jugosllavisë (Serbisë),...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    247 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nesër varroset Ilaz Brahimi, u qëllua me armë nga e dashura e tij në Podujevë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë