Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lufta hibride në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë

04/12/2024 - 18:58
në Opinione
A A
Lufta hibride në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Bekim Çollaku

Sa më shumë po afrohen zgjedhjet parlamentare, aq më tepër po shtohen tensionet në veri të Kosovës. Këto zhvillime, që kulmuan me një akt tjetër terrorist kundër aseteve vitale të Kosovës, kuptohet që janë të qëllimshme dhe synojnë destabilizimin e vendit tonë. Nuk ka dyshim, fajtori kujdestar mbetet Serbia ose Rusia. Përderisa teoritë e tjera konspirative mbesin të hapura, shtrohet pyetja se përveç Serbisë dhe Rusisë, kujt tjetër i përshtatet një përkeqësim i tillë i situatës së sigurisë në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë?

Pas aktit të fundit terrorist kundër infrastrukturës vitale, situata është alarmante. Ndjenja e pashmangshme është sikur jemi në prag të luftës. Për të kuptuar se a bëhet fjalë për një luftë klasike apo hibride, mjafton të lexosh deklaratat e kryeministrit Kurti. Në fakt, frika e krijuar se jemi në prag të një lufte nuk e ka burimin vetëm te veprimet terroriste të sponsorizuara nga Serbia apo Rusia. Ndjenja e pasigurisë dhe frika nga lufta eventuale është gjithashtu rezultat i një strategjie të partisë shtet dhe gjuhës luftënxitëse të liderit suprem. Sigurisht që kjo strategji e partisë shtet është pjesë e luftës hibride që bëhet për t’i arsyetuar dështimet e kësaj qeverie dhe për t’i mbuluar skandalet. Në një përpjekje të tillë të dëshpëruar për të arsyetuar qeverisjen e dobët, kryeministri identifikon si fajtor permanent Serbinë, Rusinë dhe pastaj rendit Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, komplet sistemin prokurorial, mediat e lira, shoqërinë civile, partitë opozitare, etj.

Ndërsa hetimet për t’i zbuluar kryerësit e aktit terrorist të fundit kundër infrastrukturës jetike janë duke vazhduar, kryeministri është mbushur plot adrenalinë jo vetëm në riparimin e dëmeve të shkaktuara, por edhe në ngritjen e retorikës për përshkallëzim deri në luftë eventuale. Kështu, në përgjigje të kërkesës së tij, Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve vitale si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale, etj. Përkundër faktit që Këshilli i Sigurisë nuk e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është aktivizuar në terren për këtë qëllim. Askush nuk e ka të qartë bazën ligjore mbi të cilën është marrë një vendim i tillë. Ndoshta kjo do të mund të sqarohet nga institucionet përgjegjëse në ditët në vijim. Mirëpo, tendencat e kryeministrit për të marrë kompetenca shtesë në fushën e sigurisë, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi, tashmë janë të njohura për opinionin publik. Prandaj, Kuvendi i Kosovës duhet të ushtrojë detyrën e tij për kontrollin civil mbi institucionet e sigurisë.

Në këtë situatë tepër të ndjeshme dhe plot tensione, çuditërisht kryeministri gjen kohë dhe pa fije turpi sërish provon ta fajësojë ish-presidentin Hashim Thaçi për letrën sqaruese dërguar NATO-s shumë vite më parë lidhur me vendosjen apo operacionet e FSK-së (e cila në atë kohë kishte një mandat dhe mision krejtësisht tjetër) në veri të vendit. Si mund të jetë një njëri, në këtë rast një kryeministër, kaq i lig dhe të bëj përpjekje për ta lënduar ish-presidentin, i cili për më tepër se katër vite mbahet i burgosur në Hagë. Fundja, është paradoksale të mendohet se liderin suprem e pengon ajo copë letre për ta urdhëruar FSK-në t’i ruajë asetet vitale shtetërore në veri të vendit. Apo ndoshta, ajo copë letre thjesht i shërben kryeministrit për ta arsyetuar mungesën e guximit për të marrë vendime shtetërore? Kryeministër, pse nuk provon një herë të vetme të bësh një veprim racional, të cilin je i detyruar ta bësh sipas ligjit në fuqi – siguro mbështetjen financiare për të akuzuarit nga Gjykata Speciale. Bëje tani, sepse je vonuar dhe turpëruar.

Tash e dy vite, qeveria e Albin Kurtit përpiqet të bindë opinionin vendor e ndërkombëtar se veprimet e saj në veri të Kosovës kanë vendosur siguri për qytetarët, përfaqësim demokratik politik dhe mbarëvajtje të shërbimeve publike. Megjithatë, vetëm në tri ditët e fundit, aktet terroriste pranë objekteve publike në Zveçan e Zubin Potok, që kulmuan me shkatërrimin e kanalit të Iber-Lepencit përmes shpërthimit me dinamitin e kurdisur – dëshmuan krejtësisht të kundërtën. Si rrjedhojë, vendi ynë po kërcënohet me përshkallëzim të sigurisë nacionale – përshkallëzim ky që vjen si pasojë jo vetëm e veprimeve të Serbisë apo Rusisë, por në masë të konsiderueshme edhe i qeverisë aktuale për shkak të udhëheqjes së papërgjegjshme të procesit të dialogut. Pranimi i pakujdesshëm i marrëveshjes bazike të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, pastaj edhe i draftit të Zajednicës së tij të dashur në njërën anë, ndërsa në anën tjetër refuzimi i implementimit të tyre, vazhdon të prodhojë rrezik nga sabotazhet politike dhe aktet terroriste që synojnë destabilizim të brendshëm dhe tensione rajonale.

Situata edhe pse duket shumë e komplikuar, ajo është e thjeshtë. Ne duhet të gjithë ta kemi të qartë: çdo gjë që po ndodhë ka motiv dhe konotacion elektoral – dhe asgjë më shumë. Këtë më së miri e vërtetoi vetë kryeministri Kurti, i cili në natën kritike menjëherë pas sulmit, në kërkim të mbështetjes partiake para fillimit të fushatës zgjedhore, keqpërdori aktin terrorist mbi infrastrukturën e Ibër-Lepencit për ta kërcënuar opozitën politike dhe për t’i heshtur mediat kritike – duke i cilësuar pjesë të luftës hibride kundër qeverisë së tij dhe, siç u shpreh ‘kundër popullit të Kosovës dhe kombit shqiptar’. Heshtja e kritikës ndaj tij dhe qeverisjes së papërgjegjshme është synimi i vetëm i tij, i cili në konferencën për media dëshmoi se është i gatshëm që edhe aktet e sabotazheve terroriste t’i përdorë kundër oponentëve politikë dhe mediave kritike.

Me të tilla kërcënime të drejtpërdrejta, kryeministri Kurti po synon që përçarjen politike që e shkaktoi qeverisja e tij ta thellojë tutje, duke e shndërruar atë në armë zgjedhore të cilën po ia drejton të gjithë atyre që po refuzojnë të jenë elektorat i tij. Në konferencën për media, Kurti dhe qeveria e tij kërkuan që në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare të ballafaqohen me armikun e jashtëm dhe regjimin e Aleksandar Vuçiqit në Serbi, kurse përmes partisë së tij dhe militantëve të rrjeteve sociale të konfrontohet me armikun e brendshëm nga radhët e opozitës demokratike, mediave të lira dhe shoqërisë civile.

Sjellja e kryeministrit, krahas dhe përtej cenimit kaq serioz të situatës së sigurisë në vendin tonë, dëshmojnë sa i pasigurt dhe i cenueshëm është bërë vendi ynë. Kjo situatë kërkon sjellje të përgjegjshme institucionale dhe bashkëveprim ndërinstitucional dhe pse jo, edhe koordinim me partitë opozitare. Tani na duhet qetësi e urti në mënyrë që situata e rënduar të shkojë kah stabilizimi dhe qetësimi, jo kah përplasja e konfrontimi. Ne asnjëherë nuk duhet të pranojmë ta shndërrojmë interesin e Kosovës, sigurinë e stabilitetin e saj, në bast elektoral. Kosova është më e madhe e më e rëndësishme sesa Albin Kurti dhe dëshira e tij për pushtet. Në këtë aspekt, kritikat ndaj qeverisë e mospajtimin me të, kurrë nuk duhet kuptuar si sulm ndaj shtetit tonë. Prandaj, qeveria aktuale nuk duhet të vërsulet me arsenalin e saj kundër armikut imagjinar të brendshëm. Qytetarët e Kosovës e duan shtetin e tyre në mos më shumë, atëherë po aq sa çdo qeveri apo kryeministër që i shërben atij.

JU REKOMANDOJMË

Nevoja për kthjelltësi strategjike në kohë zhgënjimi: Lufta jonë është kundër padrejtësisë, jo kundër Perëndimit

Nevoja për kthjelltësi strategjike në kohë zhgënjimi: Lufta jonë është kundër padrejtësisë, jo kundër Perëndimit
19/09/2026 - 14:05

Shkruan: Adri Nurellari Dënimi i udhëheqësve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara ka shkaktuar me të drejtë zemërim, pikëllim dhe ndjenjën e një padrejtësie të thellë. Mirëpo, krahas...

Më shumëDetails

Aktgjykimi që mohoi jurisprudencën ndërkombëtare

Aktgjykimi që mohoi jurisprudencën ndërkombëtare
18/09/2026 - 11:42

VENDIMI I 16 SHTATORIT-THIKË PAS SHPINE PAVARËSISË SË KOSOVËS Shkruan: Bardhyl Mahmuti Reagimet e shumta në të katër anët e botës ndaj vendimit të 16 shtatorit, ka nxitur...

Më shumëDetails

Kuvendi të kërkojë verifikim kombëtar: Nëse Dhomat e Specializuara kanë tejkaluar mandatin, të shqyrtohet marrja e autorizimeve

Kuvendi të kërkojë verifikim kombëtar: Nëse Dhomat e Specializuara kanë tejkaluar mandatin, të shqyrtohet marrja e autorizimeve
17/09/2026 - 22:39

Aktgjykimi i 16 shtatorit 2026 ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka krijuar një situatë të re dhe jashtëzakonisht të ndjeshme për Republikën e...

Më shumëDetails

Ben Blushi: Pse u dënua Hashimi

Ben Blushi: Pse u dënua Hashimi
16/09/2026 - 18:39

Shkruan: Ben Blushi Për fat të keq isha i bindur se Hashim Thaci dhe shokët e tij do dënoheshin. Edhe vetë Hashimi e dinte. Kur pashë fytyrën e...

Më shumëDetails

Haga burgosi presidentin themelues të Kosovës. Trump mund ta trajtojë këtë gjykatë njësoj siç trajtoi GJNP-në

Haga burgosi presidentin themelues të Kosovës. Trump mund ta trajtojë këtë gjykatë njësoj siç trajtoi GJNP-në
16/09/2026 - 14:36

Shkruan: James Frinzi Të mërkurën, një gjykatë që Kosova nuk e ka dashur kurrë e dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burg. Dhomat e Specializuara të Kosovës në...

Më shumëDetails

Pse do të marshoj për lirinë?

Pse do të marshoj për lirinë?
11/09/2026 - 21:30

Shkruan: Naim Kryeziu Kam lindur më 10 maj 2003. Luftën nuk e kam përjetuar. Për UÇK-në kam dëgjuar nga të tjerët, nga familjarët, nga dëshmitë e atyre që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • Biseda e familjarit të heroit Afrim Bunjaku me Klestor Veselin: “Kadria na maroi këtë…”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, publikohen pikat e rendit të ditës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Goditet grupi i dyshuar për fajde e kanosje në Prishtinë, këta janë tre të arrestuarit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Fituesi merr çelësat e veturës që u dha shpërblim nga Emona Center

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë