Kandidati i PDK-së për deputet, Lulzim Aliu ka uruar ish kryetarin e kësaj partie Kadri Veselin në ditëlindjen e tij, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“Urime ditëlindjen miku dhe komandanti im Kadri Veseli!”, ka shkruar Aliu.
Postimi i plotë:
Në kohët më të vështira për vendin pata nderin të jem afër teje, ta ndjej frymën patriotike dhe ta shoh nga afër madhështinë e veprës tënde për atdheun.
Sot, ti na mungon të gjithë neve që ecim krenarë hapave të tu dhe që gjithmonë do të krenohemi me rrugën e sakrificën tënde. Por besimi dhe shpresa jonë mbeten të palëkundura se nuk do të mungosh edhe gjatë. Të presim me padurim të rikthehesh aty ku e ke vendin, në atdheun tënd, për të cilin vazhdon të sakrifikosh ende sot.
Urime ditëlindjen miku dhe komandanti im Kadri Veseli!













