Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lumir Abdixhiku takohet me Albin Kurtin të hënën paradite, konfirmon Lutfi Haziri

03/04/2026 - 22:09
në Lajme
A A
Lumir Abdixhiku takohet me Albin Kurtin të hënën paradite, konfirmon Lutfi Haziri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri ka folur rreth procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.

Ai tha se Kosova tash e një kohë është në një krizë të brendshme politike, shkruan Klankosova.tv.

“Jemi në krizë të brendshme, jemi mbyllur në krizën e brendshme politike. E dimë që jemi në orët e fundit të mandatit të presidentes së Republikës së Kosovës dhe fillimit të krizës së re për zgjedhjen e presidentit e cila ka me prekë edhe ekzekutivin edhe jetën e qytetarëve”, tha Haziri në Rubikon.

Tutje, ai tha se synimi i Lëvizjes Vetëvendosje që nga viti i kaluar ishte që në vendin e ushtruesit të detyrës së presidentit të vendit të caktohej një përfaqësues nga kjo parti.

“Prej 9 shkurtit është synuar ushtrimi i detryës me një përfaqësues të Vetëvendosjes në Presidencë, ky ka qenë synim që tash po del, po faktohet. Kriza e vitit të kaluar me zgjedhjen e kryetares e cila arriti me u zgjedh me një proces të ri zgjedhor përmes 28 dhjetorit dhe synimi ka qenë që në këtë kohë kur të vjen, kur të mungon Vjosa Osmani, Albulena Haxhiu me ushtru detyrën e presidentes dhe me menaxhu një proces të caktuar”.

Haziri tha se Lidhja Demokratike e Kosovës ishte shprehur e hapur për bashkëpunim, megjithatë sipas tij Kurti nuk kishte folur asnjëherë për emër të përveçëm për çështjen e presidentit.

“Tani ne jemi ofru me bashkëpunu si LDK në procese politike, me ne Kurti nuk ka folur asnjëherë për emra të përveçëm për president dhe nuk ka fol asnjëherë për ndarjen e ekzekutivit. Ne kemi ndërtu bashkëpunim për proces politik në rastin e zgjedhjes së presidentit në kalendarin që Kurti e ka imponuar”.

Në fund, Haziri konfirmoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të takohet të hënën me kryeministrin e vendit, Albin Kurti për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.

“Jemi në një rrethanë kur të hënën e ardhshme Abdixhiku do të takohet paradite me Kurtin për të biseduar për procesin e ri për rifillimin e procesit për zgjedhjen e presidentit të vendit”, përfundoi Haziri.

JU REKOMANDOJMË

“Xhipi i blinduar i Albin Kurtit kushton 540 mijë euro, i blerë nga një operator në Bullgari”

“Xhipi i blinduar i Albin Kurtit kushton 540 mijë euro, i blerë nga një operator në Bullgari”
03/04/2026 - 23:03

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, nga foltorja e Kuvendit në seancën e sotme, ka thënë se 540 mijë euro është vlera xhipi i kryeministrit Albin...

Më shumëDetails

Dugolli: Opozita të vijë me një propozim të përbashkët për Presidentin, le të na sfidojnë si LVV!

Dugolli: Në Bruksel nuk po diskutohet për dinarin
03/04/2026 - 22:51

I ftuari i radhës në emisionin ‘Blic Interview’ është deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli. Dugolli tha se Lëvizja Vetëvendosje është jashtëzakonisht e interesuar të zgjidhet...

Më shumëDetails

Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran

Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran
03/04/2026 - 22:38

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se rrëzimi i një aeroplani luftarak amerikan F-15 nuk do të ndikojë në negociata. Trump refuzoi të diskutonte specifikat e përpjekjeve të...

Më shumëDetails

“Godet”, zotëria i parë nga Carralluka

“Godet”, zotëria i parë nga Carralluka
03/04/2026 - 22:28

Alban Krasniqi, bashkëshorti i Albulena Haxhiut që nesër merr detyrën e presidentes, ka sulmuar opozitën, një ditë para se të bëhet Zotëri i Parë. Krasniqi do të jetë...

Më shumëDetails

Ekspozita me pasaktësi për mas’akrat, Shkëlzen Gashi: Pjesa dërmuese e qytetarëve e dinë se nuk i kam shërbyer Serbisë

Ekspozita me pasaktësi për mas’akrat, Shkëlzen Gashi: Pjesa dërmuese e qytetarëve e dinë se nuk i kam shërbyer Serbisë
03/04/2026 - 21:56

Shkëlzen Gashi, është deklaruar rreth kritikave që i janë bërë atij për ekspozitën në sheshin e kryeqytetit Masakrat në Kosovë, duke thënë se emri i tij është përdorur...

Më shumëDetails

Pas stërvitjes, ushtarakët e FSK-së nderojnë dëshmorët e Istogut

Pas stërvitjes, ushtarakët e FSK-së nderojnë dëshmorët e Istogut
03/04/2026 - 21:45

Ushtarakët e FSK-së, gjatë stërvitjeve të rregullta zbritën nga zona malore për nderime tek dëshmorët në Kompleksin Memorial të Vrellës në Istog.Të njëjtit, bënë homazhe dhe përkujtuan sakrificën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Ky është komenti i qytetarit që ofendoi rëndë Ramush Haradinajn, për të cilin Daut Haradinaj paralajmëroi padi

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nis lëshimi i vërtetimeve për xhamat e errësuar në automjete: Ja sa kushton procedura

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Manipulimi i pastër me çmimin e naftës, ja si IP Petrol i saboton inspektorët

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë