Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke thënë se tash e një vit institucionet e Prishtinës po funksionojnë me borxhe, pasi sipas saj ekzekutivi nuk ia ka ndarë kryeqytetit buxhetin vetanak.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se vendit nuk i duhen politikanë bllokues, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj i plotë:
Tash e një vit, krejt institucionet e Prishtinës kanë punuar me borxhe, sepse Kurti me poltronët e tij nuk ia dhënë as buxhetin vetanak!!!
Qytetarët e Prishtinës po e paguajnë shtrenjtë ndalimin me kryeneqësi të buxhetit të Kryeqytetit.
Kosovës nuk i duhen politikanë bllokues!!! Ka ardhë koha me iu drejtu arësyes e politikës së mençur, për të mirën e fëmijëve tanë! Përpara se të kapitullojmë si shtet!













