Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA, ka reaguar ndaj atyre që po habiten se si UÇK-ja nuk paska qenë e organizuar si ushtria amerikane.
Ai ka bërë me dije se dilema të tilla po shfaqin ata që kishin refuzuar të jenë pjesë e UÇK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar se pikërisht ky fakt e bën UÇK-në heroike.
“Disa shqiptarë, 25 vjet pas luftës, po pyesin, kinse të habitur, si ashtu UÇK nuk paska qenë ushtri si ushtria e Amerikës apo Izraelit, por po harrojnë që 99.99% e tyre dhe familjarëvë të tyre nuk iu bashkuan në luftime UÇK-së. Pikërisht ky fakt e bën UÇK-në heroike dhe ndërmarrjen më të sukseshme kryengritëse botërore prej pas Luftës së Dytë Botërore e deri më sot. UÇK në Hagë po tregon që jo vetëm ishte e përbërë nga trima, por edhe njerëz të mençur që po dinë lojën politiko-juridike të të huajve më mirë se të huajt. Pra UÇK, ndonëse pakicë, po fiton edhe betejen e fundit jo aq për vete sa për JU. Në luftën tjetër patjetër që do të merrni pjesë të gjithë!”, ka shkruar ai.