Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se ligji për shtetësinë i sponsorizuar nga qeveria po u mundëson edhe paramilitarëve serbë të kthehen dhe të marrin shtetësinë e Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.infoz
Madje ai ka thënë se ky ligj u sponsorua nga qeveria përkatësisht kalni “Zdravo”.
“Qytetarët po reagojnë dhe duhet të reagojnë edhe më fuqishëm ndaj politikave dhe ligjeve të tilla, të cilat po e minojnë vetë shtetin tonë.” – shkruan Lushtaku.
Postimi i plotë:
Ligji për shtetësinë, i sponsorizuar nga Qeveria, përkatësisht klani “Zdravo”, po u mundëson edhe paramilitarëve serbë të kthehen dhe të marrin shtetësinë e Kosovës.
Qytetarët po reagojnë dhe duhet të reagojnë edhe më fuqishëm ndaj politikave dhe ligjeve të tilla, të cilat po e minojnë vetë shtetin tonë.













