Mërgim Lushtaku nga PDK, i cili ka fituar sërish mandatin e deputetit, ka publikuar në Facebook, fotografi me humanistin Halil Kastrati.
“Kur puna dhe përkushtimi bëhen me dashuri për njerëzit, ndryshimi është i pashmangshëm. Halil Kastrati ka prekur mijëra zemra me veprat e tij bamirëse dhe është një frymëzim për të gjithë ne. Respekt dhe mirënjohje për punën e tij të jashtëzakonshme”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Me mikun tim, Halil Kastratin – një humanist i madh dhe njeri i zemrës!
Kur puna dhe përkushtimi bëhen me dashuri për njerëzit, ndryshimi është i pashmangshëm. Halil Kastrati ka prekur mijëra zemra me veprat e tij bamirëse dhe është një frymëzim për të gjithë ne. Respekt dhe mirënjohje për punën e tij të jashtëzakonshme!
Bamirësia nuk varfëron, përkundrazi, e pasuron shpirtin!