Fjalimi i parë i presidentit amerikan Donald Trump ku tha se politika zyrtare e SHBA-së do të jetë ajo me dy gjini, mashkull dhe femër, ka nxitur reagime të shumta edhe në Kosovë.
Kandidati për deputet nga PDK, Mërgim Lushtaku, ka thënë se kjo deklaratë forcon ruajtjen e strukturave tradicionale dhe vlerave që kanë ekzistuar për shumë kohë, e ku familja është në qendër të kësaj tradite, raporton Gazeta Online Veriuinfo.
“Po ashtu, përmes kësaj deklarate ngjallet shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale.” – shkruan Lushtaku.
Postimi i plotë:
Në fjalimin e tij të parë si President, z. Donald Trump deklaroi se politikë zyrtare e qeverisë së SHBA-së do të jetë ajo që do të ketë vetëm dy gjini – mashkull dhe femër.
Kjo deklaratë e njeriut më të fuqishëm në botë, forcon ruajtjen e strukturave tradicionale dhe vlerave që kanë ekzistuar për shumë kohë, e ku familja është në qendër të kësaj tradite.
Po ashtu, përmes kësaj deklarate ngjallet shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale.
Një familje e fortë, e qëndrueshme dhe tradicionale është themeli i një shoqërie të shëndetshme dhe të stabilizuar.