Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbahet shqyrtimi fillestar ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq

18/09/2025 - 08:21
në Lajme
A A
Mbahet shqyrtimi fillestar ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot Gjykatën Themelore të Mitrovicës, do mbahet shqyrtimi fillestar lidhur me çështjen penale ndaj nënkryetarit të Listë Serbe Slavko Simiq dhe Urosh Vukasinoviq.

Ndryshe më 13 qershor 2025, Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi se kishte ngritur aktakuzë ndaj personit me iniciale S.S., deputet i Kuvendit të Kosovës, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Me datë 16 qershor 2023, gjatë protestave kundër vizitës së ish-ministrit E.K., në Leposaviq, i pandehuri S.S., me dashje ka marrë pjesë në turmën e mbledhur prej më tepër se tetë persona, ashtu që në momentin që nga objekti i komunës së Leposaviqit del ministri E.K., personat civil të maskuar fillojnë të gjuajnë shok bomba në drejtim të veturës zyrtare, dhe pasi që kalon vetura zyrtare, i pandehuri u jep urdhër turmës duke thënë që të i sulmojnë mediat, me ç`rast vazhdon sulmi në drejtim të gazetarëve dhe mediumeve të Republikës së Kosovës, fillimisht me shok bomba, pastaj i godasin me grushte, shqelma dhe mjete të forta si kubëza betoni tulla, ngjyra dhe gjësende tjera, si pasojë e të cilave kanë pësuar lëndime të rënda trupore dy gazetarë.

“Ndërkaq i pandehuri tjetër U.V., si i përfshirë drejtpërdrejtë në përdorimin e forcës ndaj gazetarëve të Republikës së Kosovës, akuzohet për kryerjen e veprave penale ”Sulmi” nga neni 184 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 të KPRK, dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Mitrovicë me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që dy (2) të pandehurit të i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit”, thuhej në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Devolli Corporation dhe CNN përgatiten të sjellin D1 -Një kapitull i ri për gazetarinë në Kosovë dhe audiencën shqipfolëse në Maqedoninë e Veriut

Devolli Corporation dhe CNN përgatiten të sjellin D1 -Një kapitull i ri për gazetarinë në Kosovë dhe audiencën shqipfolëse në Maqedoninë e Veriut
31/07/2026 - 20:24

Pas muajsh përgatitjesh intensive dhe bashkëpunimi të ngushtë me CNN, Devolli Corporation po hyn në fazën përfundimtare të njërit prej projekteve mediatike më ambicioze të ndërmarra ndonjëherë në...

Më shumëDetails

Pamje nga brenda Kuvendit të LDK-së: Abdixhiku publikon momentin e rizgjedhjes

Pamje nga brenda Kuvendit të LDK-së: Abdixhiku publikon momentin e rizgjedhjes
31/07/2026 - 20:21

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga fjalimi që mbajti në Kuvendin e partisë, ku u rikonfirmua në...

Më shumëDetails

MPJ e Shqipërisë reagon për gërmimet në Kalludër: Qëndrojmë përkrah Kosovës

MPJ e Shqipërisë reagon për gërmimet në Kalludër: Qëndrojmë përkrah Kosovës
31/07/2026 - 20:11

Teksa në fshatin Kalludër të Zubin Potokut po vazhdojnë gërmimet në një lokacion ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive nga lufta e fundit në Kosovë, Ministria...

Më shumëDetails

Rezoluta kalon me sukses, Senati miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

Rezoluta kalon me sukses, Senati miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri
31/07/2026 - 20:08

Eric Wendt i nominuari për Ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka marrë një votë pozitive në Senat. Ky i fundit ka miratuar një rezolutë procedurale që...

Më shumëDetails

Gjendet municion në vendin ku po kryhen gërmimet për varr masiv

Gjendet municion në vendin ku po kryhen gërmimet për varr masiv
31/07/2026 - 19:45

Është gjendur municion që u takonte forcave serbe në vendin ku po kryhen gërmimet për mbetjet mortore në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin-Potokut, ka raportuar...

Më shumëDetails

Rama: Trump do të mbrohet nga dronët “Made in Albania” gjatë samitit të NATO-s

“Pse po rezistoni, a keni frikë nga Administrata amerikane”, Rama për Corriere della Sera: S’kam frikë as nga ajo as nga turma
31/07/2026 - 19:42

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se gjatë Samitit të NATO-s, që do të mbahet në Tiranë, mbrojtja e hapësirës ajrore do të realizohet me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Stërnipi” i Hasan Prishtinës dënohet me 10 vjet burgim

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë