Duke folur për fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës, kandidati për deputet Mergim Lushtaku tha se mesazhi kryesor i partisë së tij është ndalja e krizës që po e prek vendin në disa fusha.
Ai u shpreh se Kosova po përballet me probleme serioze në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe siguri, duke shtuar se qytetarët tashmë janë të vetëdijshëm për gjendjen aktuale dhe për skandalet që po dalin në publik.
Lushtaku më tej tha se Qeveria Kurti po e përçan popullin duke shtuar se për Kurtin është i mirë veç ai që ka vdek në front të luftës, e jo ai që ka shpëtu.
“Për neve ka qenë e rëndësishme me i thanë stop krizës. Kriza është tepër e madhe në ekonomi shëndetësi arsim siguri. Ka skandale, korrupsion. Tash iu kan hap sytë qytetarëve me skandale, sidomos votuesve ttë flakët të LVV. Gjitha këto kriza nuk janë më të mëdha se ajo në pushtet. Po flasim për qasjen dhe mënyrën se si po dojnë me përça me fy popullin e Kosovës. Për atë (Kurtin) qenka i mirë veç ai që ka vdek në front të luftës dhe jo ai që ka shpëtu në front të luftës. Fatkqësisht në bazë ideologjisë që ata po e proklamojnë ashtu po del. Çdokush që është kundër VV është i keq. Më ka shqetësu fakti tjetër që këta më shumë e kanë në interes partinë sesa shtetin”, tha ai në “VV Show”.













