Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se vendimi për kandidaturën e Justina Shiroka-Pulës për presidente të Kosovës është në dorën e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Lushtaku ka thënë se ai nuk është kryetar i PDK-së dhe as deputet, prandaj vendimin për këtë çështje duhet ta marrin deputetët e kësaj partie.
“Unë nuk jam kryetar i partisë. Për mua duhet të kalojë ligji për Gjykatën Speciale. Qytetarët janë duke protestuar prej 18 ditësh. Unë nuk jam kryetar i partisë dhe as deputet. Le të vendosin ata për këtë kandidaturë”, ka deklaruar Lushtaku në Debat Plus.












