Kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ka pritur në takim disa kandidatë për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës.
Ai ka takuar Eman Rrahmanin, Mergim Lushtakun, Amir Ahmetin, Gëzim Qerimin, Bernard Tahirbegollin dhe Visar Korenica për të cilët tha se janë njerëz me përkushtim, etikë dhe vizion të qartë për të ardhmen tonë.
Lushtaku tha se me t’a biseduan për angazhimin e tyre politik, i cili do të vazhdojë me vendosmëri në mbrojtje të vlerave tona shtetërore, kombëtare dhe familjare.
Postimi i plotë:
Pata kënaqësinë të takoj disa nga kandidatët për deputetë që janë në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, Mergim Lushtaku, Amir Ahmeti, Gëzim Qerimi, Bernard Tahirbegollin dhe Visar Korenica, njerëz me përkushtim, etikë dhe vizion të qartë për të ardhmen tonë.
Biseduam për angazhimin e tyre politik, i cili do të vazhdojë me vendosmëri në mbrojtje të vlerave tona shtetërore, kombëtare dhe familjare, themelet mbi të cilat qëndron besimi ynë dhe rruga jonë e përbashkët.
Jam i bindur se me energjinë, profesionalizmin dhe seriozitetin e tyre, do të jenë zëri i duhur në Kuvend për të çuar përpara interesin e qytetarëve.
SL












