Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar ndaj Dejona Mihalit të Vetëvendosjes duke ju drejtuar si “Dekona e Aleksandrit nga Greqia”, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai i ka thënë se grupi i vetëm kriminal pët të cilin duhet të japin përgjigje është vet Mihali.
“ Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?
Si është e mundur që Vetëvendosje dhe i gjithë pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë?
Prej nga vjen dhe kush të qëndron prapa?
Kush të financon ty?
Çfarë misioni ke në Kosovë?
Për kë punon ti?
A të ka sjellur në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus?” – shkruan Lushtaku.
Postimi i plotë i tij:
Ti Dejona e Aleksandrit nga Greqia,
Meqë së fundi më ke përmendur shpesh, ta dish që grupi i vetëm kriminal për të cilin duhet të japni shumë përgjigje jeni ju.
Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?
Si është e mundur që Vetëvendosje dhe i gjithë pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë?
Prej nga vjen dhe kush të qëndron prapa?
Kush të financon ty?
Çfarë misioni ke në Kosovë?
Për kë punon ti?
A të ka sjellur në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus?
SL












