Kryetari i ri i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka vlerësuar motoristët që kanë marshuar në Hagë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së që po gjykohen nga Specialja.
Lushtaku u ka thënë atyre, se ata kanë nderuar Kosovën dhe luftën e UÇK’së.
‘’Lira ka Emër’’, nuk është parti politike, është diçka përtej kësaj. Dhe unë besoj që e keni nderu edhe Kosovën, luftën e UÇK’së. Dhe shpresoj që shqiptarët ta vlerësojnë mundin, gjakun, sakrificën jo vetëm të kësaj gjenerate por, shumë gjeneratave që kanë shku me sy çelë, për me bë Kosovën qysh është tani. Edhe pse Kosova ka problemet e saj, sidomos me burgosjen e krerëve të UÇK’së’’, ka thënë ai mes tjerash.













