Lutfi Haziri për bisedat e anëtarëve të kryesisë: Ata që i kanë futur duart në skema, s’janë të LDK’sëShare Button Gazeta Blic Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, është deklaruar për komunikimet e brendshme të Kryesisë së kësaj partie.Haziri ka thënë se nga njohuritë që ka nuk beson se ka pasur “skemë kriminale”, duke shtuar se në LDK nuk guxon askush të fabrikojë vota. Në emër të LDK’së, Haziri tha se ata që kanë prekur në vota do të ballafaqohen me LDK’në së pari, e pastaj me ligjin.
“Unë kam guxim ne emër të LDK’së me thanë që ju që keni prek vota keni me u ballafaqu me LDK’në më së pari, me ligjin ma vonë…Ata nuk munden me i shpëtu edhe drejtësisë mrena LDK’së sepse na nuk pranojmë. Me dijen time, me njohuritë e mia dhe me atë që kamë mujt me përcjellë e me mbulu, LDK’ja nuk e pranon këtë lloj ndikimi e këtë skeme. Edhe kësaj here, po e thom me siguri që nuk guxon kërkush në LDK me fabriku mënyra të marrjes së votës dhe fabrikimit të votës”, ka thënë Haziri në Kanal 10.Sipas Hazirit, ata që kanë futur duart në skema të tilla, s’janë të LDK’së.
“Ata që i kanë fut duart në skema, kanë pretendu me prek votën e lirë të qytetarëve në mërgatë, me zhvendos vullnetin e tyre, nuk janë të LDK’së. Janë të papranueshme për mua dhe LDK’në. Hetimi deri në fund në mënyrë që mos me na e lanë këtë dangë politike neve, sepse nuk është e jona. Nuk është LDK’ja ajo që pranon, lejon edhe toleron situate të tilla”, ka shtuar tutje ai.Nënkryetari Haziri tha se LDK’ja është ndërtuar me kulturën e debatit të brendshëm, teksa e veçoi veten, Arben Gashin si më të zëshmit, ku tha se të njëjtat gjëra që i flasin në Kryesi, i thonë edhe në publik.
Tha se ka edhe kolegë që nuk flasin në Kryesi, por vetëm në publik mundohen të dëshmojnë diçka tjetër.“Unë rezervohem shumë me kategorizu nivele të tilla sepse edhe Arbeni e ka në thonjëza skemën e përmendur. Arbeni, edhe unë edhe disa tjerë që flasim mrena, njëjtë flasim edhe jashtë. Për dallim prej disa tjerëve që brenda heshtin, janë të kujdeshshëm, nuk flasin hic, edhe masnej jashtë me publikun mundohen me demonstru, me dëshmu dicka tjetër, është krejt situatë tjetër. LDK’ja në këtë kulturë është ndërtu, në kulturën e debatit të brendshëm”, tha Haziri.