Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Maliqi për bllokadën politike: Presidentja Osmani po bën sehir, s’ka guxim, për çfarë hamami i ka këshilltarët

27/06/2025 - 20:26
në Lajme
A A
Maliqi për bllokadën politike: Presidentja Osmani po bën sehir, s’ka guxim, për çfarë hamami i ka këshilltarët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për mungesë guximi dhe veprimi në raport me bllokadën politike në vend.

Maliqi ka pyetur se për çfarë i ka presidentja Osmani këshilltarët e saj, që nuk i tregojnë se një nga detyrat e saj është garantimi i funksionimit të instituconeve të vendit.

Postimi i plotë:

Pëç çfarë hamami i ka Prezidentja këshilltarët që nuk i tregojnë se një nga detyrat më madhore që i ka si Presidente e Kosovës është ajo e garantuesës të funkcionalitetit të institucioneve të shtetit. Ose, ndoshta nuk e kanë fajin këshilltarët (megjithse nuk u falet as heshtja)  por vetë Presidentja po e parapëlqen të bëjë sehire duke kërkuar mënyrën se si me e siguru edhe mandatin e dytë në presidencë. E po, nuk po e tregon guximin e formatin për ushtrimin e detyrës për kompetencat që i ka. Ajo e ka mbi supet funkcionalizimin e Kuvendit, psh ka mundur menjëherë me e caktu një datë deri kur mundet me zgjat seanca konstitutive, jo 30 që e ka caktu arbitrarisht Kushtetuesja, por p-sh. 15 ditë, në analogji ne afatin sa e ka mandatari për krijimin e qeverisë. Pastaj le ta përligj këtë vendim të saj Kuvendi ose Gjykata kushtetuese, se kështu zgjidhen me vendime aktive të instancave më përgjegjëse boshllëqet në procedurat ligjore.

Pastaj, është dashtë t’i thotë prej kohësh Kurtit që të le menjëherë ose kolltukun e Kryeministrit, ose Mandatin e deputetit! Kjo është shkelja dhe skandali më i madh që rrjedh nga bllokada e deritashme, ku përfitojnë Kurti dhe ministrat jashtë mandatit, ku tërë kohën marrin vendime ekzekutive që nuk i takon t’i marrin, dhe nuk e kanë kontrollin (Kuvendin) që mund t’i ndalë dhe ndëshkojë.

Presidentja është dashur me urgjencë të adresojë çështjen e uzurpimit të pushtetit, bile edhe pa u drejtua te Gjykata Kushtetuse, sepse e ka autoritetin e interpretimit të detyrave taksative që i ka me Kushtetutën e Kosovës, dhe njëra prej tyre është garantimi i funkcionalitetit të institucioneve përnes respektimit të ligjeve. Presidente Osmani, Nuk je kukull, por ke kompetenca dhe detyra, shpall dekrete ekzekutive, dëshmo se je gruashtetase!

JU REKOMANDOJMË

Trump i përgjigjet Khameneit: Të shpëtova nga vdekja e shëmtuar dhe e turpshme, nuk më the as faleminderit
Kryesore

Trump i përgjigjet Khameneit: Të shpëtova nga vdekja e shëmtuar dhe e turpshme, nuk më the as faleminderit

27/06/2025 - 23:29
Cakolli: Me votim të fshehtë, Albulena Haxhiu mund të zgjedhet kryeparlamentare
Kryesore

Cakolli: Me votim të fshehtë, Albulena Haxhiu mund të zgjedhet kryeparlamentare

27/06/2025 - 22:29
Dalin fotografitë nga konsultimet e sotme të Deharit me liderë të partive politike, Kurti e injoroi ngjarjen
Kryesore

Dalin fotografitë nga konsultimet e sotme të Deharit me liderë të partive politike, Kurti e injoroi ngjarjen

27/06/2025 - 22:02
Pamje nga vendi i ngjarjes, dy makina u gjuajtën mes vete në Bregun e Diellit
Lajme

Pamje nga vendi i ngjarjes, dy makina u gjuajtën mes vete në Bregun e Diellit

27/06/2025 - 21:38
Trump: Kërcënova Serbinë me ndalje të tregtisë për të parandaluar një luftë me Kosovën
Kryesore

Trump: Kërcënova Serbinë me ndalje të tregtisë për të parandaluar një luftë me Kosovën

27/06/2025 - 21:17
Alarmon IShP në Ulqin: Mos e pini ujin e ujësjellësit e as mos përgatitni ushqim me të
Lajme

Alarmon IShP në Ulqin: Mos e pini ujin e ujësjellësit e as mos përgatitni ushqim me të

27/06/2025 - 20:59

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy persona rrahin një femër në Vushtrri, policia arrin në vendngjarje pranë “Albed” (Foto)

    Dy persona rrahin një femër në Vushtrri, policia arrin në vendngjarje pranë “Albed” (Foto)

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Moment i sikletshëm për deputeten e Nismës: Rrëzohet në hollin e Kuvendit/VIDEO

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pamje të rënda: Aksidenti me fatalitet në Pejë, i dyshuari është zyrtar policor

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Këto janë vendimet që mori qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë