Ishte duke fituar 2-1 para tifozëve të vetë, deri pak minuta para se të mbyllje krejt ndeshja.
Por Manchester City doli kokë ulur të martën e kaluar nga stadiumi i tyre “Etihad”, pasi Real Madridi me dy gola të shpejtë, përmbysi gjithçka, njofton Klankosova.tv.
E tani përmbysje rezultati do të tentojnë të bëjnë edhe anglezët në “Santiago Bernabeu”.
Ndonëse është shumë e vështirë që mbretërit të eliminohen në tokën e tyre, kualiteti nuk i mungon ekipit që drejtohet nga Pep Guardiola.
Bile diçka të tillë “Citizens” e kishin bërë më 26 shkurt2020, raporton Klankosova.tv.
Gabriel Jesus në minutën e 78 dhe Kevin De Bruyne 5 minuta më vonë, do ta përmbysnin Realin, që me golin e Iscos po mori avantazhin në Madrid.
Në total, këto dy ekipe janë takuar 15 herë, “Merengezët” kanë fituar gjashtë ballafaqime, katër ndeshje përfunduan baraz, kurse City triumfoi në pesë takime.
Real Madrid – Manchester City fillon në orën 21:00 dhe transmetohet në platformën Art Motion, në kanalin RTK 1.