Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Maqedonci merr pjesë në paradën kroate që shënoi 30 vjetorin e operacionit “Stuhia”: Kosova dhe Kroacia kontribojnë për paqe në rajon

31/07/2025 - 22:35
në Lajme
A A
Maqedonci merr pjesë në paradën kroate që shënoi 30 vjetorin e operacionit “Stuhia”: Kosova dhe Kroacia kontribojnë për paqe në rajon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në paradën e ushtrisë kroate, në rastin e shënimit 30 vjetorit të “operacionit Stuhia”.

Ky operacion i ushtrisë kroate ishe vendimtar në çlirimin e Kroacisë.

Maqedonci tha se në këtë operacion morën pjesë edhe shumë shqiptarë – duke kontribuar në çlirimin e Kroacisë.

Tutje, ka thënë se sot – dy shtetet, Kosova dhe Kroacia kontribojnë për paqe në rajon.

“Në paradën e ushtrisë kroate, për të shënuar 30 vjetorin e Operacionit “Stuhia” (“Oluja”), vendimtar për çlirimin e Kroacisë. I ftuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, z. Ivan Anušić, me nderime e ndoqa këtë parakalim të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, më i madhi i tillë i ushtrisë kroate që nga pavarësimi i Kroacisë më 25 qershor 1991.   Operacioni “Stuhia” (Operacija Oluja), ishte një operacion i ushtrisë kroate (HV) i zhvilluar nga 4 deri më 7 gusht të vitit 1995, kundër trupave të kuazi-shtetit të vetëshpallur, Republikës Serbe të Krajinës. I pasuar me luftime deri më 14 gusht, Operacioni “Stuhia” ishte vendimtar në Luftën Kroate për Pavarësi (1991 – 1995)”, ka thënë ai.

“Shumë shqiptarë ishin pjesë e këtij operacioni dhe luftuan krah për krah me ushtarët kroatë, duke i kontribuar çlirimit të popullit kroat dhe pavarësimit të Kroacisë nga Jugosllavia e dominuar nga Serbia. Luftërat në Jugosllavi gjatë dekadës së fundit të shekullit XX, e kanë përafruar popullin shqiptar me popullin kroat, përballë politikave hegjemoniste dhe kriminale të Serbisë. Kosova dhe Kroacia janë dy shtete aleate që angazhohen për paqe në rajon, sepse shqiptarët dhe kroatët janë dy popuj miq, që besojnë te demokracia dhe fqinjësia e mirë. Ne nuk e harrojmë të kaluarën, andaj do të angazhohemi së bashku që ajo të mos përsëritet”, ka thënë Maqedonci.

JU REKOMANDOJMË

Britaniku që ishte në FSK tregon se për herë të parë në veri shkuan më 2014, për të dytën më 2016
Lajme

Britaniku që ishte në FSK tregon se për herë të parë në veri shkuan më 2014, për të dytën më 2016

01/08/2025 - 22:12
Dodik refuzon të japë dorëheqje – çka mund të ndodhë në Bosnje?
Lajme

Dodik refuzon të japë dorëheqje – çka mund të ndodhë në Bosnje?

01/08/2025 - 21:58
Kurti s’flet për “evakuimin” e deputetëve nga Kuvendi
Kryesore

Kurti konfirmon përgjimet e takimeve në Bruksel nga serbët, hesht BE-ja

01/08/2025 - 21:52
Bastisje e synuar në Dubravë – SHKK: S’ka shenja kontrabande
Lajme

Bastisje e synuar në Dubravë – SHKK: S’ka shenja kontrabande

01/08/2025 - 21:43
Profil | E kaluara kriminale e biznesmenit Paçarizi që u dërgua sot në paraburgim
Lajme

Profil | E kaluara kriminale e biznesmenit Paçarizi që u dërgua sot në paraburgim

01/08/2025 - 21:37
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë thotë se konflikti Serbi-Kosovë është në mesin e gjashtëve që i ndali Trump brenda këtij viti
Lajme

Tarifat e reja të Trump ‘shkundin botën’ – Reagimet e bizneseve e shteteve, mediat e huaja përmendin vendimin e Kosovës

01/08/2025 - 21:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Mashtrues, shpifës e humoristë të pa cipë”, akuza të rënda ndaj kryetarit Burim Berisha e nënkryetarit Besnik Osmani

    “Mashtrues, shpifës e humoristë të pa cipë”, akuza të rënda ndaj kryetarit Burim Berisha e nënkryetarit Besnik Osmani

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Incident te hoteli ku po dilte në konferencë Përparim Rama: Gjuhë seksiste, shtyrje dhe pengim i gazetares

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • E rëndë: Veterani i UÇK-së që vdiq sot, kishte ardhur për pushime dhe shkoi t’i ndihmojë motrës për ndërtimin e shtëpisë – ra nga kulmi

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Trump reagon ndaj Medvedevit – zhvendos nëndetëset bërthamore

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vuçiq pas dënimit të Dodikut: Serbia s’ka qenë në situatë kaq të vështirë që nga viti 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë