Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, tha se për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza pengesë e ka kuvendin jofunksional.
Maqedonci tha se një vendim i tillë duhet të miratohet me shumicë votash në kuvend pas një vendimi të qeverisë.
“Mungesa e funksionalitetit të Kuvendit të Kosovës, përveç shumë pengesave që i bënë zhvillimit të përgjithshëm është duke u bërë pengesë për mosdërgimin e FSK-së në Gaza. Ende jemi në fazën e përgatitjeve, mirëpo është procedurë, por na duhet vendimi në Qeveri,
ky vendim pastaj kalon në Kuvend, pastaj me shumicë votash Kuvendi e mandaton FSK-në për të marrë pjesë në Gaza dhe në fund përcillet tek presidenti/presidentja për aprovim”, ka thënë Maqedonci në një intervistë në Tëvë1.













