Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së?, Maqedonci: Nuk kam informacion, as ta pohoj e as ta mohoj

16/07/2026 - 14:24
në Lajme
A A
Marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së?, Maqedonci: Nuk kam informacion, as ta pohoj e as ta mohoj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se kryeministri në detyrë Albin Kurti do të vazhdojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit, duke vlerësuar se çdo vonesë në formimin e institucioneve është në dëm të Kosovës.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Maqedonci i pyetur nëse vendimi i kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për pezullimin e diskutimeve me Lëvizjen Vetëvendosje pas nismës për shkarkimin e tij do ta zvarrisë procesin e formimit të institucioneve, tha se Kurti ka bërë vazhdimisht përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njëkohësisht si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, jo vetëm tash pas zgjedhjeve, por edhe pas zgjedhjeve të dhjetorit, ka bërë përpjekje maksimale për të gjetur mundësi që të afrojë partitë opozitare, në mënyrë që të gjendet zgjidhja për presidentin dhe t’i japë mundësi vendit që të ketë një qeveri stabile, një kuvend funksional dhe një president apo presidente me mandat të plotë.

Kjo përpjekje nuk është ndalur, edhe vazhdon të jetë një përpjekje e vazhdueshme e kryeministrit për të gjetur zgjidhje. Vlerësoj që çdo zvarritje është në dëm të Kosovës. Çdo zvarritje do të shtyjë shumë procese që i kemi nisur. Çdo zvarritje do të pengojë kompletimin, përfundimin e shumë proceseve dhe projekteve që i kemi nisur.

Normalisht që unë jam i bindur që kryeministri do të vazhdojë të komunikojë me partitë opozitare për të gjetur një zgjidhje për presidentin, sepse tanimë gati se është e ditur që Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me partnerët, i ka votat e nevojshme edhe për Kuvendin (po mendoj për kryesinë e Kuvendit), edhe për qeverinë. Mirëpo, normalisht që kryeministri, para se të kalojë te këto, ka tentuar që të gjejë zgjidhje për presidentin në mënyrë që të mos ballafaqohemi me të njëjtën situatë me të cilën jemi ballafaquar më herët. Është edhe një periudhë, pra janë besoj diku tri javë kohë, kur ne duhet të përfundojmë zgjedhjen e institucioneve dhe vlerësoj që dinamika dhe angazhimi ynë si Vetëvendosje – por pres që edhe partitë e tjera opozitare të jenë korrekte dhe të shohin interesin e Kosovës mbi interesat e ngushta të partive politike”, tha Maqedonci.

Lidhur me raportimet për një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut për ndarjen e posteve, të cilat u mohuan nga LDK-ja, Maqedonci tha se nuk ka informacione për këtë çështje.

“Unë nuk kam ndonjë informacion për këtë çështje, prandaj edhe nuk mund ta mohoj e as ta pohoj. Mirëpo, e di që përpjekjet do të vazhdojnë dhe e di që kryeministri nuk do të ndalet vetëm me takimet dhe diskutimet që ka pasur, por do të vazhdojë edhe më tutje në mënyrë që të gjejë një zgjidhje”, thotë ai.

I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme t’u ofrojë poste partive të tjera për të zgjidhur çështjen e presidentit, përfshirë pozitën e kryetarit të Kuvendit, ai tha se LVV-ja ka qenë gjithmonë e hapur për diskutime.

“Unë besoj që është bërë e ditur shumë herë nga kryeministri që ne kemi qenë të gatshëm në vazhdimësi që të diskutojmë për çdo çështje, vetëm e vetëm me qëllimin që të kemi institucione stabile dhe funksionale, të cilat do të punojnë në të mirë të vendit tonë”, tha ai.

Sa i përket mundësisë që ish-presidentja Vjosa Osmani të rikthehet në postin e presidentes, Maqedonci tha se aktualisht nuk po diskutohen emra konkretë.

“Vlerësoj që kjo çështje i takon diskutimeve të kryeministrit, të Lëvizjes Vetëvendosje me partitë opozitare. Unë nuk kam qenë pjesë e atyre takimeve, dhe kryeministri ka bërë të ditur që tani nuk po flasim për emra konkretë. Tani po flasim për parime edhe për mënyrën e zgjidhjes, ndërsa për emra konkretë do të flitet, besoj, në javët në vijim”, u shpreh ministri në detyrë.

Ndërkaq, duke komentuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja pas takimeve të Kurtit me liderët e PDK-së dhe LDK-së, ministri në detyrë tha se vendi ka nevojë për institucione të reja dhe se zgjedhjet nuk do ta ndryshonin rezultatin politik.

“Unë insistoj që është shumë e domosdoshme që Kosova të ketë institucionet e reja. Tanimë nuk është çështje që partitë politike kanë hapësirë dhe mundësi që të shohin ndonjë ndryshim në zgjedhje të reja. Pra, zgjedhjet e reja nuk do të sjellin ndryshim.

Populli ka folur së paku tri herë gjatë këtyre më pak se dy viteve, ka vendosur për drejtimin, dhe vlerësoj që duhet secila parti të reflektojë dhe të shohë interesin e Kosovës mbi interesin e partive politike dhe mbi interesat individuale të secilit prej nesh”, shtoi Maqedonci.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku më 15.08.2026 ka bërë të ditur se ka pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve të reja, pas nismës së dorëzuar për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë dhe kërkesës për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit.

Ai ka vlerësuar se nuk do të ishte e përgjegjshme që të negocionte në emër të LDK-së derisa pozita e tij si kryetar është vënë në diskutim nga brenda partisë.

JU REKOMANDOJMË

Tahiri prezanton gjetjet e tij për reformat globale në platformën e Bankës Botërore: Kosova po dëgjohet si zë serioz

Tahiri prezanton gjetjet e tij për reformat globale në platformën e Bankës Botërore: Kosova po dëgjohet si zë serioz
16/07/2026 - 14:08

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur se gjetjet e tij rreth reformave në nivel global në sektorin publik janë prezantuar në një...

Më shumëDetails

Konfirmohet edhe nga MSH-ja: Te pacientët në rastin e “Sach Pizza” u gjet Salmonella

Konfirmohet edhe nga MSH-ja: Te pacientët në rastin e “Sach Pizza” u gjet Salmonella
16/07/2026 - 13:53

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në mostrat e marra nga pacientët që dyshohet se u helmuan pas konsumimit të ushqimit në “Sach Pizza” është identifikuar bakteri Salmonella,...

Më shumëDetails

U raportua për marrëveshje LVV-LDK, flet Manxhuka: Shpresojmë se opozita s’do të na çojë në zgjedhje

U raportua për marrëveshje LVV-LDK, flet Manxhuka: Shpresojmë se opozita s’do të na çojë në zgjedhje
16/07/2026 - 13:23

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi që dje u raportua se është arritur në parim një marrëveshje ndërmjet kësaj partie dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Arlind Manxhuka nga kjo...

Më shumëDetails

Ismet Kryeziu thotë se shtyrja e seancës konstituive është qesharake dhe e papërgjegjshme

Ismet Kryeziu thotë se shtyrja e seancës konstituive është qesharake dhe e papërgjegjshme
16/07/2026 - 13:15

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kritikuar mosmbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit, duke thënë se arsyetimi për nevojën e më shumë kohës për negociata është i...

Më shumëDetails

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është më 16 shtator

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator
16/07/2026 - 13:06

Zyra e Prokurorir të Specializuar ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm. Kryeprokurorja e Hagës, amerikania Kimberly West, ka argumentuar se pse Kadri...

Më shumëDetails

Parlamenti ukrainas zgjedh Serhii Koretskyin kryeministër të ri

Parlamenti ukrainas zgjedh Serhii Koretskyin kryeministër të ri
16/07/2026 - 13:04

Parlamenti ukrainas ka votuar emërimin e Serhii Koretskyit si kryeministër të ri të vendit, si pjesë e riorganizimit të qeverisë nga presidenti Volodymyr Zelenskyy. Koretskyi, i cili që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

    Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Edhe “Fitorja” Sh.P.K. e Tahir Malokut kapet duke abuzuar me çmime të naftës, shteti e dërgon në gjykatë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Hoti reagon pas procedimit të nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Krimet Kibernetike zbarkojnë në Prizren, arrestohet nipi i ish-deputetit Haxhi Avdyli, ka urdhër-arrest nga SHBA

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gashi reagon pas procedimit të nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë