
Kushtetuesja ka vendosur një masë të përkohshme që ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë. Masë kjo e cila do të jetë në fuqi nga 5 deri më 30 shtator, raporton GazetaBlic.Profesori universitar, Mazllum Baraliu, në një intervistë për GazetaBlic, tregon disa variante të vendimeve që Gjykata Kushtetuese mund të dal pas 30 shtatorit.
Baraliu theksoi se një mundësi është që Kuvendi të shpallet i konstituuar dhe që vakanca për komunitetin pakicë të plotësohet në një prej seancave të ardhshme të Kuvendit.“Është në dorën e saj për të vepruar në këtë drejtim. Ajo që mund të pritet eventualisht që të thotë se Kuvendi është i konstutuar dhe se një vend vakan për një komunitet pakicë në ndërkohë në vazhdim të aktivitetit të Kuvendit në ndonjërën prej seancave mund të propozohet dhe të zgjidhet dhe të plotësohet ai vend vakan për një komunitet pakicë”, tha ai.