Kandidati i PDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava, ka kritikuar ashpër qeverisjen të udhëhequr nga kryetari Burim Berisha dhë nënkryetari Besnik Osmani, ky i fundit kandidat i LDK-së për kryetar në zgjedhjet e tetorit.
Tërnava thotë se eksponentë të LDK-së kanë përhapur dezinformata gjoja se PDK ka marrëveshje parazgjedhore me LDK-në.
“Partisë në pushtet (LDK) nuk i beson më askush, as deponia e mbeturinave nuk i pranon më gënjeshtrat e tyre, sepse gënjeshtrat e tyre jane ricikluar shumë herë. Duke parë fundin në horizont nga frika dhe euforia që i ka kapluar, ata ushtrojnë shpifje e mashtrojnë qytetarët, si humoristë të pa cipë që janë me veprimet e tyre synojnë vendin e tretë në këto zgjedhje”, ka thënë Tërnava.
Ai thotë se alternativë e vetme për zgjidhjen e problemeve të shumta në Fushë Kosovë është PDK-ja.
“Unë si kandidat për kryetar nuk kam bërë asnjë koalicion apo marrëveshje me askënd, sepse besoj se vetëm ne dhe programi ynë zgjedhor përfaqësojmë zgjidhjen më serioze dhe të besueshme për qytetarët tanë”, ka deklaruar Tërnava përmnes një vodeo-mesazhi.