Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Maska, individualizimi vs demokraci

17/07/2025 - 10:14
në Opinione
A A
Maska, individualizimi vs demokraci
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Ben Andoni

Udhëtimi i kryetarit të qeverisë, Rama, nëpër disa bashki, kërkesat për dorëheqjet masive dhe kulmimi me mbledhjen e pushtetit vendor, superaksioni ndaj ndërtimeve në Theth, aksioni për certifikimet e bulmetrave, veç të tjerave çka mund të pasojnë në ditët në vazhdim, kanë treguar se Shqipëria nuk funksionon me institucione dhe struktura, por me vullnete individuale. Ato pak ndërrimet e batutave të Ramës me kryetarët e bashkive (dukshëm në gjendjen e nxënësve në provime), na kanë treguar se forca e ligjit dhe demokracia në vend janë shumë pak para një vullneti të vetëm. Për fat të keq, zhvillimet më të strukturuara dhe institucionale në vend kanë qenë ato që lidheshin me regjime jodemokratike.

I pari nën regjimin e pushtimit fashist dhe i dyti nën regjimin socialist, ku me gjithë përkorjen dhe izolimin pati një vetëdije më të madhe për ruajtjen e disa parametrave në vend. Për pak njohuri: Inxhinierët dhe specialistët italianë punuan qysh nga viti 1915 deri në vitin 1939 të shpërndarë në zyrat teknike të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, gjithashtu në Ministrinë e Punëve Botore dhe tek S.V.E.A (Società di Sviluppo Economico dell’AlbaniaShoqëria për Zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë). Kontributin e tyre e shikojmë të shtrirë duke filluar nga projektimi dhe ndërtimi i sistemit infrastrukturor, tek hartimi i Planeve Rregulluese dhe tek sistemimi i qendrave të qyteteve nëpërmjet ndërtimit të godinave me interes publik, referon Selenica në “Shqipëria më 1927”. Faza e dytë filloi me krijimin e zyrës Qendrore të ndërtimit dhe urbanistikës së Shqipërisë në vitin 1940-1943 me kapitullimin e Italisë. Puna e këtij enti përqendrohej në kontrollin e veprimtarive ndërtimore publike dhe private, në hartimin e rregulloreve ndërtimore dhe urbanistike si edhe në fuqizimin dhe kontrollin e të gjithë infrastrukturave dhe të impianteve për një zhvillim organik të qyteteve dhe të territoreve për rreth tyre. Çdo ndërhyrje apo planifikim urbanistik kalonte nëpërmjet një studimi të detajuar të territorit në të cilin do të bëhej ndërhyrja, shkruan studiuesi Emin Riza në një artikull te “Monumentet”.

Për këtë arsye bëheshin disa variante të ndryshme, të cilat konsistonin me njohjen historike, me përshtatjen e qytetit ekzistues dhe me zhvillimin e tij pas ekspansionit të ri, shkruan studiuesja dr. Ariola Prifti në “Ndikime të arkitekturës dhe artit italian në Shqipërinë e viteve 1925-1943”, në një studim interesant për këtë kohë, referimet e së cilës kemi shfrytëzuar. Ndërkohë, centralizimi në kohën e komunizmit dhe planifikimi nga zyrat dhe komitetet kap çdo detaj dhe qytetet modelohen sipas një strukture, ku dominojnë ndërtimet shtampë, ndërsa forca e shtetit kalon mbi çdo iniciativë private, pasi kjo e fundit mund të dënohej mirëfilli në rast se identifikohet. Socializmi si ideologji është i ndarë me privaten. Është kaq e kanonizuar çdo gjë saqë pothuajse disa qytete ngjajnë identike me njëratjetrën, sa u përket ndërtimeve. Individi e ka të vështirë në mungesë të demokracisë të shprehet, sepse shteti komunist ka të përcaktuar planet urbanistike, kurse projektet zhvillimorë turistike i ka të kufizuara, në një vend ku shumë zona janë të paprekshme dhe konsideroheshin si zona kufitare.

Ajo që po shikojmë në ditët e fundit dhe që është përsëritur disa herë në rokadat Parti Socialiste dhe Parti Demokratike është panginja e individit shqiptar, anarkia, paqartësia e zhvillimit dhe makutëria e instancave të pushtetit lokal, mbi të cilin vigjilon pushteti kaotik qendror. Është e vërtetë se marrëdhënia mes individualizmit dhe demokracisë është komplekse, por në rastin shqiptar ka treguar se ato e përjashtojnë shumë njëratjetrën. Duke mos pasur shtetin e të gjithëve ose më saktë, kur partitë e kanë shfrytëzuar shtetin në, mënyrë të paskrupullt ka ndodhur bathorizimi me rastin e PD-së, ndërsa prona private është tjetërsuar ngado disa herë. Shumë prona janë të mbivendosura ndërsa ende sot ka pronarë, tokat dhe pronat e të cilëve i gëzojnë të tjerët. Kadastra është një nga institucionet më problematikë dhe të korruptuar të vendit. Në rast se do kishte një libër turpi për Shqipërinë, faqet e të cilit do ndaheshin paqësisht nga politika me drejtësinë. E para për mungesën e vizionit dhe paqartësinë për zhvillimin, e dyta për bastardimin e të Drejtës. Është e vërtetë se në regjimin e tanishëm prioritet janë interesat individuale dhe individualizmi si filozofi e ka primar rëndësinë e të drejtave, lirive dhe interesave vetanake. Por në Shqipëri interesat individuale kanë prevaluar mbi të mirën kolektive dhe përballja ka qenë e hapur me parimet demokratike që synojnë të balancojnë të drejtat individuale me nevojat e komunitetit. Shikoni çfarë është bërë me parqet dhe mjediset kudo, terrenet sportive ca më keq.

Për fat të keq numërohen mijëra viktima, shumë më tepër sesa në komunizëm prej këtij individualizmi të frikshëm. Dhe, vijmë tek ajo që në literaturë quhet: pabarazia dhe fragmentimi shoqëror. Individualizmi i tepërt ka bërë rritjen e pabarazisë sociale dhe ekonomike, pasi vetëm një pjesë e individëve kanë aksese në të mirat, kurse të tjerët vuajnë dhe në bizneset më të thjeshta. Një grusht njerëzish mbizotërojnë në pasuri. Pasojat janë se jo thjesht është dëmtuar situata shoqërore, por janë krijuar fragmentime duke e bërë sfiduese që institucionet demokratike të funksionojnë normal. Rama po e shikon vetë atë që ka mbjellë me paraardhësin e tij Berisha, paçka se vështirë mund t’u bëjë përshtypje pas Vjeshtës kur do nisin të merren me përditshmërinë e tyre dhe batutat në parlament. Ky lloj individualizmi dhe forca mbi të mirën kolektive ka bërë që publiku shqiptar të jetë indiferent për aktivitete qytetare, kurse votimi, vullnetarizmi ose pjesëmarrja në debate publike, gati ndihen si punë angari.

Dhe, më keq akoma, individualizmi ka bërë që individi shqiptar të mbajë thjesht idetë e tij, shpesh të gabuara dhe kaotike përballë një shteti si yni, po kaq të paqartë, ndërkohë që është më pak i gatshëm të bëjë kompromise ose të marrë në konsideratë perspektiva alternative. Me pak fjalë, këtu gjendet një nga arsyet pse institucionet demokratike nuk funksionojnë në mënyrë efektive, kurse qoftë edhe njerëzit që duhet t’i shërbejnë të mirës publike veprojnë në mënyrë individualiste. Me këtë nivel yes-men që ka në demokracinë tonë, më së shumti në dy partitë kryesore, ku dominon PS-ja për shkak të pushtetit, individi zyrtar dhe ai privat s’e kuptojnë dot që e drejta e individit duhet të harmonizohet me nevojat e komunitetit. Demokracia po humbet nga individualizmi sepse shteti ynë për fat të keq s’bëhet dot aq demokratik sa ne aspirojnë ose ka nevojë për një maskë. Sak atë që ka vendosur administrata Rama tani dhe bën sikur nuk e di. Por edhe kjo e ka një logjikë. Ciniku Oscar Wilde, që jetoi në kohën e vet nën një të tillë e thoshte më thukët: “Njeriu është më pak vetvetja kur flet si vetja. Aman, jepini një maskë dhe ai do t’ju tregojë të vërtetën”.

JU REKOMANDOJMË

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar
13/03/2026 - 15:28

Shkruan: Piro Ahmetaj Sigurisht, po e ndjek me vëmendje të shtuar dinamikën e luftës në Iran, ngjarje që vijon të mbetet në “top lajmet” të Kancelarive dhe Institucioneve...

Më shumëDetails

Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?

Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?
12/03/2026 - 13:49

Kosova rrezikon të shkojë për herë të dytë brenda pak muajsh në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, kësaj radhe për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Kuadri kushtetues ka hyrë...

Më shumëDetails

Populizmi personalist dhe sfidat kushtetuese në Kosovë

Enver Hasani: Glauk Konjufca, Blerim Shala ose Bekim Jashari shumë më lehtë mund t’i marrin votat për President se Vjosa Osmani
12/03/2026 - 13:31

Shkruan Enver Hasani Për këtë arsye, “shpërndarja” më 5 mars i shërbeu interesave të Kurtit, duke i ofruar argumente për të avancuar rrënimin e rendit kushtetues përmes rrugëve...

Më shumëDetails

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’
07/03/2026 - 13:30

Shkruan: Ditmir Bushati Presidentja e Kosovës dekretoi shpërndarjen e Parlamentit të sapokrijuar, pas dështimit të këtij të fundit për të siguruar kuorumin e nevojshëm për të nisur procedurën...

Më shumëDetails

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

LDK duhet të pyes veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?
06/03/2026 - 18:42

Shkruan: Mero Baze Presidentja aktuale e Kosovës Vjosa Osmani ka propozuar ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, në orët e fundit të përfundimit të mandatit kushtetues të saj,...

Më shumëDetails

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

LDK duhet të pyes veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?
04/03/2026 - 23:06

Prej më shumë se një viti, Kosova hyn rregullisht në zgjedhje pasi Albin Kurtit i duket fitorja e pamjaftueshme për të qenë udhëheqësi i vetëm i popullit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shembull suksesi: Kompania e biznesmenit mitrovicas Agron Zeneli përfundon punimet në ndërtesen e njohur në Herrenberg të Gjermanisë

    Shembull suksesi: Kompania e biznesmenit mitrovicas Agron Zeneli përfundon punimet në ndërtesen e njohur në Herrenberg të Gjermanisë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Nexh Spahiu kritikon urën e re mbi lumin Ibër: Po qëndron shtrembër dhe dëmton pamjen estetike pasi ana e djathtë është më ulët

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Porfirije iu shkruan letër Putinit, Trumpit, kreut të Vatikanit e disa të tjerëve, ankohet për dy Ligjet e Kosovës

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Halil Matoshi: Pas çdo deklarate të Grenellit, Vetëvendosja rritet me 5%

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë