Aktorja dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është betuar sot për mandatin e saj të dytë në Kuvendin e Kosovës. Ajo ndau një moment simbolik në InstaStory nga nënshkrimi i dekretit, duke falënderuar qytetarët për besimin.
“Për angazhim, respekt, dashuri për vendin e popullin tim. Faleminderit prej zemrës. Përgjithmonë jua dua”, shkroi Matoshi.
E njohur për kontributin në kulturë dhe politikë, ajo vazhdon të jetë një zë aktiv në Kuvend, sidomos për çështjet e grave dhe të rinjve.