Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mazreku: Stikerat dhanë rezultatin

04/09/2023 - 14:00
në Ekonomi
A A
Mazreku: Stikerat dhanë rezultatin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku në një intervistë për “iSIGURIME” tregon për impaktin që ka pasur vendosja e stikerave në xhama të automjeteve. Ai gjithashtu tregon se automjetet e pasiguruara në vend kanë qenë dëmtuesit më të mëdhenj të sektorit të sigurimeve në vend, ku vetëm për 10 vjet janë paguar më shumë se 40 milionë euro për të kompensuar palët e dëmtuara. Sipas tij, edhe sivjet pagesa e dëmeve për palët e dëmtuara është duke u kryer shpejt. Drejtori Mazreku thotë se palë punës dhe angazhimit të madhe që janë duke bërë institucionet shumë shpejtë në rrugët e Kosovës nuk do të ketë më vetura të paregjistruara

Aksionet e policisë për identifikimin e automjeteve të pa regjistruara duhet të vazhdojnë çdo ditë pasi që automjetet e tilla përpos se në masë të madhe rrezikojnë pjesëmarrësit në komunikacion, ato njëkohësisht dëmtojnë buxhetin e shtetit dhe kompanitë e sigurimeve, kur dihet se vlera e taksave që paguhen për shtet në momentin e regjistrimit janë të barabarta me çmimin e një policë të sigurimit. Kështu ka thënë drejtori BKS-së Sami Mazreku në një intervistë për iSIGURURIME
iSIGURIME: z.Mazreku policia e Kosovës ka nisur një aksion për konfiskimin e tabelave për automjetet e pasiguruara, si e vlerëson ketë ?
Mazreku: Si në të kaluarën, ashtu edhe tash ne vlerësojmë lartë veprimet e policisë së Kosovës të cilat kanë për qëllim zbatimin e ligjeve të cilat janë të aplikueshme në vendin tonë. Dalja me automjet në komunikacion pa policë sigurimi, e që në Kosovë është shndërruar në një praktikë te keqe, bie ndesh me ligjet ne fuqi e që deri më tash thuajse të gjitha pasojat që kanë shkaktuar ata, i ka paguar Byroja Kosovare e Sigurimit. Nëpër vite të tera kemi paguar dhjetëra miliona euro për automjetet e pasiguruara të cilat kanë shkaktuar dëme në komunikacion dhe këto dëme deri para dy viteve thuajse nuk janë inkasuar për shkak të procedurave të gjata neper Gjykata, vetëm  dy vitet e fundit pas ndryshimit të menaxhmentit në BKS është punuar seriozisht në ketë drejtim, ku dhe janë inkasuar me shumë se 1 milionë euro në emër regreseve, pra dëme që ka paguar BKS-ja për palë të dëmtuara, por më vonë përmes procedurave Gjyqësore këto mjete BKS-ja i ka marrë nga shkaktari i aksidentit. Aksionet e policisë për identifikimin e automjeteve të tilla duhet të vazhdojnë çdo ditë pasi që automjetet e tilla përpos se në masë të madhe rrezikojnë pjesëmarrësit në komunikacion, ato njëkohësisht dëmtojnë buxhetin e shtetit dhe kompanitë e sigurimeve, kur dihet se vlera e taksave që paguhen për shtet në momentin e regjistrimit janë të barabarta me çmimin e një policë të sigurimit. Ne si BKS shpresojmë se veprimet të policisë te ndodhin çdo ditë.
iSIGURIME: Sa kanë dëmtuar ndër vite industrinë e sigurimeve automjetet e pasiguruara në vend ?
Mazreku: Ashtu siç e kam potencuar edhe më parë dëmet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara në Kosovë janë tepër barrë e madhe për Industrinë e sigurimeve. Sipas statistikave që në disponojmë vetëm në 11 vitet e fundit vlera e dëmeve të paguara është gati 50 milionë euro. Në vitin 2012 shuma e dëmeve të paguara për demet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara ka qenë hiç më pak se 3,500,528 euro, derisa në vitin 2013 shuma e dëmeve të paguara për këtë qëllim ka qenë 3,756,892 euro. Po ashtu, në vitin 2014 shuma e mjeteve të paguara për aksidentet e shkaktuara nga automjetet pasiguruara ka qenë 2,793,902 euro, derisa në vitin 2015 shuma e paguar ka qenë 3,229,362 euro. Në vitin 2016 shuma e dëmeve të paguara për aksidentet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara ka qenë 3,336,121 euro, Derisa në vitin 2017 shuma e dëmeve të paguara për këtë qëllim ka qenë 3,328,898. Edhe në vitin 2018 për këtë qëllim janë paguar 3,402,319 euro, e në vitin 2019 janë paguar 4,436,611 euro. Në vitin 2020 për demet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara shuma ka qenë 3,480,871, në vitin 2021 shuma e dëmeve të paguara ka qenë 5,649,422, derisa në vitin 2022 shuma e mjeteve të paguara për aksidentet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruar ka qenë 4,551,408. Nëse i referohem me numra atëherë gjatë vitit 2012 Byroja Kosovare e Sigurimit i ka paguar 2139 dëme të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara, gjatë vitit 2013 janë paguar 2,345 dëme të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara, në vitin 2014 janë paguar 1891 dëme të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara. Gjithashtu në vitin 2015 janë paguar 1447 dëme, Derisa në vitin 2016 janë paguar 1,547 dëme. Edhe në vitin 2017 nga Byroja Kosovare e Sigurimit janë paguar 1993 dëme, Në vitin 2018 janë paguar 1,766 dëme të shkaktuara nga automjetet e pa siguruara në vend, në vitin 2019 nga Byroja janë paguar 1796 dëme, e në vitin 2020 janë paguar 1,600 dëme të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara në vend. Po ashtu edhe në vitin 2021 janë paguar 2740 dëme të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara, Derisa në vitin 2022 janë paguar 2,198 dëme të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara në vend. Pra, siç edhe po shihet si ne vlerë monetare ashtu edhe në numër kostoja është shumë e madhe. Ne shpresojmë dhe besojmë se pas angazhimit të policisë dhe fushatave të shumta vetedijesuese që ne kemi realizuar rreth pasojave që krijoj djallja me automjet të paregjistruar në rrugë do të bije edhe numri i aksidenteve.

JU REKOMANDOJMË

Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike
31/07/2026 - 20:57

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime. Qeveria miratoi Raportin Gjashtëmujor Financiar të Buxhetit të Republikës së...

Më shumëDetails

“Kostoja e jetesës në Kosovë do të vazhdojë të rritet”

“Kostoja e jetesës në Kosovë do të vazhdojë të rritet”
31/07/2026 - 19:51

Profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini, ka paralajmëruar se Kosova do të përballet me sfida të mëdha ekonomike në periudhën në vijim, duke veçuar rritjen e kostos së jetesës...

Më shumëDetails

Javë për javë më lirë në Emona Center

Javë për javë më lirë në Emona Center
30/07/2026 - 19:21

Rrjeti i markeve Emona Center ka lansuar ofertat e reja javore me zbritje të mëdha. Kjo super ofertë nis nga data 31 dhe vlen deri më datë 06...

Më shumëDetails

Caktohen çmimet e derivateve për sot

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
30/07/2026 - 09:59

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Sipas MINT, çmimi për një litër naftë sot është 1 euro...

Më shumëDetails

Rënie e vazhdueshme, gjithnjë e më pak biznese të reja po hapen në Kosovë

Rënie e vazhdueshme, gjithnjë e më pak biznese të reja po hapen në Kosovë
30/07/2026 - 08:57

Hapja e bizneseve të reja në Kosovë vijon të bjerë për të tretin muaj radhazi, duke u larguar gjithnjë e më shumë nga kulmi i regjistruar në mars,...

Më shumëDetails

Rafuna: Rritja e çmimit të naftës godet bizneset dhe qytetarët, çmimet tavan nuk janë zgjidhje

Rafuna: Rritja e çmimit të naftës godet bizneset dhe qytetarët, çmimet tavan nuk janë zgjidhje
28/07/2026 - 18:28

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve të derivateve të naftës në Kosovë, duke vlerësuar se kjo situatë ka pasoja të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Stërnipi” i Hasan Prishtinës dënohet me 10 vjet burgim

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë