Afrim Veliu është një nga gjinekologët më të njohur në Kosovë, i cili tash e shume vite e ushtron profesionin e tij në Prishtinë, në QKUK si dhe në ordinancën e tij private.
Këto punë të cilat i kryen ai, duket t’i kenë sjell shumë pasuri doktorit në fjalë, shkruan lajmi.net.
Në deklarimin e pasurisë të vitit 2025, Veliu ka deklaruar pasurinë e tij të luajtshme e të paluajtshme si dhe shumë para që ka në xhirollogaritë e tij.
Mbi 2 milionë euro, apo saktësisht 2 milionë e 409 mijë ka deklaruar Veliu shtëpi, banesa e troje që të gjitha ato janë në pronësi të tij.
Ai ka deklaruar edhe dy vetura, njëra prej të cilave e tipit Mercedes Benz kap vlerën e 108 mijë eurove ndërsa një veturë tjetër e ka në vlerë prej 3 mijë e 100 eurove.
Përveç veturave të shtrenjta, Veliu ka deklaruar edhe mbi 1 milionë euro kursime në tri banka të Kosovës e për prejardhjen e tyre ka thënë se është punë e tij.
Ndonëse ka një pasuri të madhe, gjinekologu i njohur nga Kosova ka edhe një dy kredi në vlerë tanimë afro 94 mijë eurove, të cilat i kanë mbetur pasi ka blerë një ultrazë dhe një truall.
Gjithë kësaj pasurie i kuptohet prejardhja kur shohim pagat vjetore të cilat i ka deklaruar Veliu në Agjencionin Kundër Korrupsion.
Mbi 20 mijë euro ka thënë se i merr nga QKUK, mbi 137 mijë nga një spital privat, 563 mijë të tjera nga një ordinancë tjetër private, 50 mijë nga prona të lëshuara me qira si dhe të ardhura nga pagat e fëmijëve e bashkëshortes së tij.
Doktori Agim Veliu, mbrëmë rreth ores 09:30 ka qenë cak i një sulmi fizik nga një person i panjohur.
Siç ka njoftuar Policia, Veliu është goditur me një shufër metalike derisa po futej në veturën e tij, shkruan lajmi.net.
“Mbrëmë rreth orës 21:30, është raportuar për një sulm fizik, të ndodhur në rrugën “Henry Dunant” në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Sipas informacioneve të para dyshimet janë ngritur se, teksa po futej në veturë viktima është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person i panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative dhe hetimore për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor””, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Agron Borovci.
Në lidhje me rastin, sot për lajmi.net detaje ka dhënë edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Ju njoftojmë, se Prokurori i shtetit ka iniciuar rastin ”Lëndim i lehtë trupor” bazuar nga neni 185 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me çështjen në fjalë.”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga Prokuroria.
Për lëndimet që ka marrë sot ka folur edhe vet Veliu, i cili ka thënë se nuk i din motivet e sulmit.
“Nuk i di motivet, për besë. Po më duket e rastësishme më shumë. Mirë jam shumë, super”, ka thënë Veliu.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij sulmi dhe as sulmuesi nuk është identifikuar, por që Policia po punon në këtë drejtim.