Lëvizja Vetëvendsoje po prin e para në rezultatet e votimit me postë, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Me mbi 61 për qind të votave të numëruara deri më tani, VV ka siguruar 72.55% të votave, ose 11,786 vota.
Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.84% të votave, përkatësisht 1,761 vota. Pas saj vjen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 8.00% apo 1,299 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 5.30% të votave me postë, duke siguruar 861 vota.
Sipas KQZ-së, deri në momentin e publikimit janë numëruar 57 nga 92 kuti të votimit me postë, apo 61.96% e totalit.











